Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Humb jetën edhe nëna e foshnjës palestineze e cila vdiq nga një sulm i kolonëve hebrenj në Nablus | |
- Vdes edhe nëna e fëmijës 18 muajshe e cila humbi jetën nga një sulm i kolonëve hebrenj në qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimorë muajin e kaluar. Nëna e Ali Devabishe-s humbi jetën në spitalin ku ndodhej nën kujdesin mjekësorë, raporton Anadolu Agency (AA). Në një deklaratë për AA vëllai i nënës së foshnjës tha se Riham Devabishe humbi jetën gjatë natës në spitalin Tel Hashomer ku ndodhej nën kujdesin mjekësorë. Ndërkohë theksohet se trupi i pajetë është dërguar në qytezën Duma të Nablusit. Kolonët hebrenj muajin e kaluar sulmuan një familje palestineze në Duma të qytetit të Nablusit i cili gjenden në Bregun Perëndimorë. Në shtëpinë të cilës i vunë flakën humbi jetën një foshnje 18 muajshe, Ali Devabishe dhe qenë plagosur rëndë nëna, babai dhe vëllai katër vjeçar. Babai i Aliut, Saad Devabishe humbi jetën muajin e kaluar në një spital në qytetin Bir’us-Seba, ndërkohë që ishte nën kujdesin e mjekëve.:
| |
|