Mijëra njerëz kanë nënshkruar peticion kundër regullores me të cilin personelit të punësuar në sportele u ndalohej mbajtja e shamisë
Në qytetin belg, Ghent, më shumë se dhjetë mijë njerëz kanë nënshkruar një peticion kundër vendimit të administratës komunale që personelit të punësuar në sportele t'u ndalohet mbajtja e shamisë. Kuvendi Komunal të hënën ka rihapur debatin, e pastaj votoi për të anuluar ndalimin, i cili në vitin 2007 hyri në fuqi.
Nga gjithsejtë 51 anëtarë të Kuvendit Komunal, 29 anëtarë ishin kundër ndalimit.
Peticioni ëshë udhëhequr nga OJQ "Minderhedenforum", i cili lufton për të drejtat e pakicave, me ndihmën e OJQ-ve tjera muslimane.
Tetëmbëdhjetë anëtarët të asamblesë janë përfshira në diskutimin e ndalimit të shamive të kokës, përpara votimit. Të gjithë anëtarët e socialistëve dhe të gjelbërve votuan kundër ndalimit. Tre nga katër anëtarë nga radhët e demokratëve krishterë flamanë, votuan kundër.
Liberalët dhe Aleanca e re flamane, bashkë me krahun e djathtë, partinë Vlaams Belang, këmbëngulnin që ndalimi të mbetet në fuqi.