Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Dashuria vëllazërore | |
Kur muslimani lutet per vellane e tij, pa ditur ai gje, lutja i pranohet. Te koka e lutesit qendron nje engjull qe ka per detyre qe,pas cdo lujtjeje te mire per vellain e tij te thote : Amin, ta dhente Allahu edhe ty te njejten gje! (Transmeton Muslimi.) [size=9][size=9]
Gjithashtu Muhammedi a.s. ka thene: "Nuk beson (nuk ka besim te plote) askush prej jush derisa nuk ia deshiron vellait te vet ate qe ia deshiron vetes". Nga ky hadith kuptojme se dashuria vellazerore per te cilenna ka porositur i Derguari i Allllahut nuk eshte siperfaqesore, ajo duhet te jete e forte dhe te kete vendin ne shpirt e ne zemer. Ajo nuk duhet te jete me qellime interesi, por te jete nje dashuri e vertete , qe shprehet me fjale e vepra te mira. Dashuria vellazerore e vertete eshte, kur ti do per vellane ate qe do per vete, kur deshiron qe ai te jete besimtare i perpikte, te jete ne rruge te drejte, duke perdorur metodat me te favorshme per t’ia arritur qellimit. Gjithashtu dashuri e vertete eshte kur ti nuk do per vellane ate qe nuk do per vete p.sh. te jete i varfer, i poshteruar, i dobet dhe asnjehere nuk pajtohesh me sjelljet e tija te keqija, megjithate gjithmone duhet te perpiqesh ta ndihmosh ate me sa ke mundesi . Cdo mysliman ndaj vellait te vet musliman ka disa detyra, sic jane: te mos ia permend te metat as ne prani e as ne mungese te tij, te mos pyes per gjera qe ai nuk deshiron t'i tregoje, t'i ruaje sekretet e tij edhe nese ndahet prej tij, te mos fyeje shoket e tij anetaret e familjes, madje edhe nese degjon dike duke i bere keto veprime, te mos i tregoje atij, per te mos shkaktuar grindje. Gjithashtu duhet te pepiqet te perfitoje zemren e tij, te perpiqet te jete i gezuar kur eshte me te dhe ta therrase me emrin apo pseudonimin qe i pelqen me teper. Ne lidhje me kete Umer Ibn Hattabi ka thene: "Dashurine e vellait mund ta perfitosh me ane te tri gjerave: Ta pershendesesh kur e takon, T’i besh vend per t’u ulur per te kuvenduar dhe Ta therrasesh me emrin qe ai e pelqen me shume". [/size][/size] | |
|