Katër ushtarë ndërkombëtarë janë vrarë në dy sulme të ndara në Afganistan, thonë zyrtarë të koalicionit. Një burrë i veshur me uniformën e ushtrisë afgane ka vrarë tre ushtarë në një sulm në provincën Paktika, në afërsi të kufirit me Pakistanin. Një ushtar italian vdiq në një tjetër sulm në provincën Farah në perëndim të vendit, thanë zyrtarët italianë. Forcat e ISAF-it kanë marrë një sërë masash në përpjekje për të ndalur sulmet e tilla. Sulmi i fundit ndaj trupave të huaja ishte më shumë se një muaj më parë, njofton BBC. Në incidentin në afërsi të kufirit me Pakistanin, burime afgane i thanë BBC se një njeri me uniformë të ushtrisë afgane hapi zjarr ndaj trupave ndërkombëtare. Tre ushtarë të tjerë italianë janë raportuar të plagosur. /mesazhi/[justify]