Transmetohet nga Muhammedi a.s., se një njeri, i cili ishte shumë i devotshëm në besimin e tij, një here kishte vendosur që per hirë të Allahut të jep sadaka natën, kur nuk mund ta shihnin njerëzit, në mënyrë qe ta ruaj sinqeritetin e tij.
Natën e parë jep sadaka, mirëpo të nesërmen kupton se sadakanë ia kishte dhënë lavires.
Natën e dytë jep sadaka, mirëpo të nesërmen kupton se sadakanë ia kishte dhënë hajnit.
Natën e tretë jep sadaka, mirëpo të nesërmen kupton se sadakanë ia kishte dhënë të pasurit.
Këtij njeriu i është pranuar sadakaja, sepse kështu veproi pa dijeni, duke kryer obligimin e sadakasë dhe duke e bërë vetëm për hirë të Allahut xh.sh.
Pas kësaj, lavirja tha: Unë nuk kam nevojë të bëj zina, pasi më erdhi risku vet.
Hajni tha: unë nuk kam nevojë të vjedh, pasi më erdhi risku vet.
Ndërsa i pasuri, pasi kuptoi se pasuria nuk është gjithçka, filloi të jap sadaka edhe vetë.
SUBHANALL-LLAH... Ja si e nderon Allahu xh.sh nje rob të devotshëm!