Një prej Profesorëve tanë në Universitetin e Mensures është sprovuar me një sëmundje në zemër, kishte udhëtuar në Londër për shërim prej nga mjekët vendosën që ta operonin sa më parë.
Ai thot se kishte vendosur që të kthehej në vendlindje për t’u përshëndetur me familjarët dhe të afërmit, dhe për të lënë disa porosi. Por, para se të udhëton ishte duke qëndruar në zyrën e një shokut dhe përballë saj e shikonte një njëri i cili po shiste mish, ndërsa aty pran një plakë të moshuar e cila po mblidhte copat e rëna nga dhjami dhe kockat.
Thot, dola menjëherë dhe po e thërrisja gruan'' Oj nënë, çfarë je duke bërë? Ajo tha ??
Kam gjashtë vajza dhe po mbledh nga copat e rëna në tokë pasi fëmijët ka më shumë se gjashtë muaj që nuk kan ndier erën e mishit.
Fillova të qaja sa gati nuk me doli zemra, kujtoja se si çdo ditë hedhim mish dhe ushqime, e jemi stërngopur dhe sëmurë nga të ushqyerit e tepruar.
Iu drejtova shitësit e i thashë, jepi sa të dojë nga mishi, pastaj ia pagova për një vit të plotë në mënyrë që të mund të vinte gruaja çdo javë dhe të merrte nga mishi aq sa i nevojitej.
Ajo ra në gjunjë, ngriti kokën dhe duart kah qielli, filloje t’i lutej Allahut xh.sh duke qarë.
Allahu xh.sh ia pranoje lutjet kësaj gruaje të gjorë e të devotshme.
Shejh Muhamed Hassan tregon se, i është betuar në Allahun xh.sh që ende pa kaluar një jave është ndier më mire, dhe vendosi të mos udhëtonte.
Familjarët insistituan për të udhëtuar në mënyre që të siguroheshin për shëndetin e tij.
Atje mjekun i cili ishte përgjegjës për kujdesin e shëndetin tim duke shikuar në analizat e mia, kthente shikimin nga unë, shikonte analizat dhe përsëri më shikonte mua duke më pyetur i habitur “A këto janë analizat tua”?
Po, iu përgjigja. Ndërsa ai vazhdonte të shikonte herë analizat dhe herë mua, derisa më nuk mundi ta përmbante veten, filloi të bërtiste, '' Çka ke bërë?, Çka të ka ndodhur kështu?''. ''Unë nuk po shoh asnjë shenjë të sëmundjes tënde, çfarë ke bërë''??!!.
Kam bërë tregti me Allahun xh.sh dhe ja më ka shëruar.
Thotë Muhamed Hassani, assesi mos e injoroni lëmoshën, assesi mos përqeshni mirësinë, assesi mos e nënçmoni mirësinë sado e vogël të jetë ajo. Dhe assesi mos e harroni fjalën e Pejgamberit a.s '' Shëroni të sëmurët tuaj me lëmoshë''.
Një grua ka hyrë ne zjarr për shkak të një mace, ndërsa një tjetër në xhenet për shkak të një qeni që i dha ujë pasi ishte tepër i etur, e Allahu xh.sh për këtë ia fali mëkatet e saj!
Lexuar gjithsej: