Sadakaja e vogël mbron nga fatkeqësia e madhe
Një njeri nga ummeti (ndjeksit) e Sulejmanit a.s ndjehej i shqetësuar, ngaqë zogjtë që kishin ndërtuar folenë e tyre mbi pemën që gjendej para shtëpisë së tij,fëlliqnin pjesën e përparme të portës së shtëpisë.Kështu që kërkonte mënyra se si ta menjanojë këtë flliqësirë.
Njeriu, i cili ishte i detiruar që të veprojë në atë mënyrë,për të zgjedhur këtë çështje,u ngjit në pemë dhe i hodhi poshtë vezët e zogjve që gjendeshin në fole.Menjëherë, pasi që ndodhi ngjarrja , zogjtë fluturuan për tek Hz.Sulejmani Alejhiselam që të ankohen për veprën që e bëri ky person.
Pronari i shtëpisë i mori vezët nga foleja dhe i hodhi poshtë,u ankuan zogjtë.
Hz.Sulejmani Alejhiselam e thirri njeriun dhe e paralajmëroi që të mos i shqetësoi më zogjtë.
Mirëpo,një ditë,njeriu përsëri detyrohet që ti shkel flliqësirat e zogjve dhe të hyjë në shtëpi në agë gjendje.Andaj,ai përsëri ngjitet mbi pemë dhe përsëri i hedh poshtë vezët e zogjve,të cilët e kishin fëlliqur pragun e shtëpisë.Por,pasi zbriti nga pema , vërejti një njeri shumë të varfër i cili ishte duke e pritur pranë pemës:
-Të lutem, më ndihmo,ngaqë nuk arrij dot asnjërit t 'i ttregoj për gjendjen time,por kam shumë nevojë që ti sqaroj dikujt gjendjen time....ankohej njeriu i varfër.
Pa dyshuar fare , njeriu shkoi dhe gjeti sadaka (lëmoshë),aq sa kishte nevojë i varfëri dhe ia dha në dorë.Njeriu i varfër ia ktheu në këtë mënyrë:
-Ti më shpëtove mua nga gjendja e vështirë, edhe Zoti inshallah të shpëton ty nga fatkeqësitë dhe problemet e papritura!
Kështu,i varfëri u largua nga vendi,duke bërë dua për të.
Të njejtën ditë ,zogjtë kishin shkuar përsëri tek Hz.Sulejmani Alejhiselam dhe ishin ankuar përsëri nga personi që i kishte hedhur vezët poshtë.Kësaj radhe Hz.Sulejmani u nervozua shumë dhe i thirri dy nga xhindet që i kishte nën urdhër dhe i urdhëroi në këtë mënyrë:
-Menjëherë të shkoni dhe ta pritni tek pema që gjendet para derës së njeriut që i ka hedhur vezët e zogjve dhe në momentin që ai do të ngjitet që ti hedh vezët e zogjve,kapeni dhe përplaseni atë në tokë. Le ta shohë se si është të jesh i përplasur (sulmuar) nga xhinet,kështu që të mos ketë mundësi që të çohet edhe njëherë nga vendi dhe të ngjitet në pemë!
Xhinet iu nënshtruan urdhërit të Hz.Sulejmanit,shkuan tek pema që gjendej para shtëpisë së personit dhe u fshehën tek gjethet që ishin afër folesë,për ta pritur personin që të ngjitej...Mirëpo,në mbrëmje,kur zogjtë u kthyen përsëri në fole, nuk arritën që t ' i gjejnë vezët, ngaqë njeriu përsëri i kishte hedhur poshtë, kurse xhinet nuk kishin arritur të bëjnë asgjë për ta ndaluar atë.Andaj,zogjtë përsëri nisën për tek Hz.Sulejmani.Hz.Sulejmani alejhiselam kësaj radhe i thirri dy xhinet që i kishte urdhëruar që ta mbrojnë folenë:
-A nuk ju thash juve që të shkoni dhe ta pritni njeriun në pemë dhe në momentin që ai do të ngjitej në të , ju ta përplasnit në tokë?
-Atëherë pse nuk iu bindët urdhërit tim dhe nuk e përplasët njeriun në tokë?
-Do ta përplasnim , mirëpo na penguan.
-Kush mund t 'i vijë kundër urdhërit tim?
-Dy melaqe ... Tamam sa e kapëm nga krahët njeriun që u ngjit për ti hedhur vezët poshtë dhe tamam s do ta përplasnim në tokë,papritmas u shfaqën dy melaqe dhe njërin nga ne e gjuajtën në perendim ,kurse tjetrin në lindje.Nuk kuptuam se çfarë ndodhi, shumë vështirë e shpëtuam vetën tonë...
-Atëherë m 'i thirrni menjëherë ato dy melaqe!..Melaqet menjëherë erdhën na praninë e Hz.Sulejmanit Alejhiselam.
Hz.Sulejmani u tha:
-Pse i penguat xhinet që ta kryejnë punën e tyre? Melaqet ia shpjeguan arsyen në këtë mënyrë:
-Ai person i ndihmoi një njeriu në nevojë që e priste poshtë peme,përderisa ai ishte duke zbritur nga pema dhe i dha sadaka (lëmoshë).Kurse personi në nevojë që e mori atë sadaka i bëri një lutje të sinqertë Zotit ta mbrojë atë nga të gjitha fatkeqësitë dhe problemet e papritura! Pas lutjes që e bëri, Zoti na urdhëroi neve që menjëherë të shkojmë dhe ta shpëtojmë atë person nga sulmi i xhineve.Dhe me shpejtësi të vetëtimës shkuam dhe e morëm në mbrojtje personin që kishte dhënë sadaka,kurse dy xhindet që ishin duke e sulmuar njeriun, njërin e gjuajtëm në shark (Perendim), kurse tjetrin e gjuajtëm në garb (lindje), kështu që shpëtuam njeriun nga sulmi i xhindeve.
Pas kësaj, Sulejmani Alejhisselam i thirri zogjtë dhe u tha:
-Sadakaja që ia kishte dhënë njeriu, i cili ua kishte hedhur vezët e tua poshtë ,personit të varfër e shpëtoi atë nga sulmi i xhindeve.Andaj ndërtoni folet tuaja në vende ku nuk do t ' u bëni dëm njerëzve!.
Andaj dhe thuhet: Sadakaja e vogël të mbron nga nga fatkeqësi të mëdha!...qoftë ky edhe sulmi nga xhindet![justify]