Autoritetet saudite kanë kërcënuar me deportim banorët jo-muslimanë që hanë dhe pinë publikisht gjatë Ramazanit
Popullësia jo-muslimane në vend duhet të respektojë ndjenjat e muslimanëve duke u përmbajtur nga ngrënja dhe në vendet publike, në rrugë ose në vendin e punës, është njoftuar nga ministria e brendshme
Ata të cilët nuk e respektojnë këtë vednim do të jenë subjekt i masave drastike, duke përfshirë edhe ndërprerjen e kontratës së punës dhe dëbimin nga Mbretëria, njofton ministria, cituar nga mediat franceze.
Sipas ministrisë, kompanitë, korporatat dhe individët janë të detyruar t'i njoftojnë punonjësit e tyre.
Arabia Saudite ka 27 milionë banorë, rreth tetë milionë prej tyre janë të huaj, kryesisht me origjinë aziatike.