Futbollisti me origjinë maliane, Frederic Kanoute, ka ofruar mbështetje financiare, që muslimanit me aftësi të kufizuara t'i mundësohet agjërimi i muajit Ramazan
Imran Adam, i cili ka paralizë cerebrale, ka agjëruar ramazanin që nga mosha e tij dhjetë vjeçare, por këtë vit qendra për punë sociale nuk kishte mundësi t'ia paguante kujdesin shtesë që atij i nevojitej për të agjëruar
Me të kuptuar gjendjen e Imranit, Kanoute ka e kontaktuar atë përmes rrjeteve sociale dhe i ka ofruar mbështetje financiare që t'i mundësohet agjërimi i muajit Ramazan.
Kanoute ka paguar një person që do të kujdeset për Imranin në kohën e syfyrit. Ai ka për detyrë që ta ushqejë Imranin dhe ta ndihmoj në kryerjen e namazit të mëngjesit.
Imran Adam, i cili ka diplomuar në „University of Derby“ si gazetar, tha se kujdesi i tij gjatë Ramazanit do të kushtojë rreth 30 euro në ditë. Ai gjithashtu tha se ndihet i privilegjuar nga oferta e z. Kanoute.
“Ndihem shumë me fat, dhe jam shumë i lumtur që edhe këtë vit do të kem mundësi të agjërojë muajin e shenjtë të Ramazanit”, tha Imrani