Mbështetësit e presidentit Muhamed Mursi sonte do të bëjnë marshime drejt selisë së Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Sigurisë Kombëtare, sipas një deklarate të lëshuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Legjimitetit që përfshin grupe dhe parti kryesisht Islamike.
Marshimet do të bëhen nga sheshet ku po vazhdohet me protesta që nga fillimi i muajit kur edhe ndodhi grusht-shteti ushtarak ndaj presidentit dhe qeverisë së parë demokratike në vend.
Duke folur para reporterëve në sheshin Adauije një prej udhëheqësve të Vëllazërisë Muslimane, Muhamed el Beltagi lavdëroi protestat masive të organizuara sot pas thirrjeve nga Aleanca Pro Mursi.
“Pas iftarit, turmat do të vijnë në një numër edhe më të madh, dhe me mjete paqësore do të protestojmë kundër puçit të përgjakshëm ushtarak pa përdorur dhunën siç disa mund të pretendojnë”, tha ai.
“Nuk do të përleshemi, nuk do të sulmojmë institucionet apo të hedhim gurë. Ne do të vazhdojmë protestat tona paqësore.”
Mbështetësit e presidentit Mursi kanë organizuar protesta paqësore që nga puçi ushtarak për mbrojtjen e legjimitetit të tij demokratik si dhe për të kërkuar rivendosjen e tij./mesazhi
Namazi i taravive në rrugët e Kajros