[Only admins are allowed to see this image]Sa ramazana kaluan,sa gjenerata shkuan,ka prej atyre që nuk medituan dhe asnjëher nuk agjëruan u turpëruan,turp para Zotit para vetes dhe krijesave të Zotit.Njeriu dhe shpirti ti është një mister në vete Allahu na tregon në lidhje me shpirtin se sa ne duhe të mendojmë rreth ti : Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije”. (17-Isra).Pra këto tema nuk mund të sqarohen me logjikën e një matematikanti si fjala vjen një plus një është ë barabartë me dy.Eskatologjia i ka gjunjëzuar edhe fizikantët e shkenctarët e shkencave ekzakte duke mos ditur dhe ata problemin e shum enigmave për të cilat Allahut i plotfuqishëm ka treguar në Kuran që të mos polemizojmë rreth tyre. A i jep shpjegim dot shkenca këtyre aspekteve? :
1.Gjumit
2.Shpirtit
3.Vdekjes
4.Endrrave
Normalisht që shkenca nuk mundet e Allahu na ka treguar në Kuranin famëlartë për këto postulate të cilat spjegohen si mëposhtë :
1.Gjumi Allahu na tregon se gjumi është një dobësi dhe njeriu ka nevojë për Allahun sepse ai flenë gjumë kurse Allahun nuk e kap kotje as gjumë:All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. (Bekare 255)
2. Shpirti për të cilin ne nuk kemi informacione dhe nuk mund të hyjmë në detaje sepse nuk mund të spejgohet,Kurani na tregon për shpirtin i cili i bindet Allahut aj shpit njeriu do jetë në xhenet : O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar! Hyn në turmën e robërve të Mi! Dhe hyn në xhennetin Tim!(Fexhr 27-30)
3.Vdekja që do na përqafojë të gjithve kjo tregohet qartë si pjesë e pashmangshme andaj koklartëve dhe arrogantëve u tregohet se një ditë forca e juaj që ju mendoni se keni arritur me të kulmin në këtë botë, do asgjësohet nga vdekja e cila do trokasë tek ti : “Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen…” (El-Enbija: 35),ose “Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhnjyesi, mëkatëfalësi.” (Suretu El-Mulk: 2).
4. Ëndrra ku pejgamberi Jusuf dinte ti sqaronte, i cili me lejen e Allahu arrinte ti komentonte mjaft bukur kjo përmendet në Kuran pra kjo veti e pejgamberve mrekulli që Allahu ua mundësonte : E (kur u afrua lirimi i Jusufit) mbreti tha: “Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme dhe shtatë lopë të dobëta që i hanin ato (të dobëtat i gëlltitën ato të majmet) dhe shtatë kallinjë të gjelbër (që kishin lidhur frytin) e (shtatë) të tjerë të tharë. O ju pari, nëse dini ta interpretoni ëndrrën, më tregoni për ëndrrën time! Ata (paria) thanë: “Ëndërra të përziera, e ne nuk dimë komentimin e ëndrrave të tilla“.(Jusuf 43-44)
Gjitha këto Allahu i ka treguar në Kuran dhe të dërguarit e Zotit na i kanë spjeguar dhe treguar kufinjtë poashtu dhe dijetarët eminent.Shpirti njeriut kërkon paqen,dhe ky muaj i ramazanit është muaji i paqes dhe harmonisë ndër-njerzore.Shpirti e don të mirën sepse cdo fëmijë lind i pastërt në shpirtë këtë e thanë shum intelektual botërorë si Xhon-Loku,Zhan Zhak Ruso,por para tyre shum para e tha pejgamberi a.s : “Çdo njeri lind me natyrë të pastër islame, pastaj prindërit mund t’ia ndërrojnë fenë, në një tjetër”. Ibnu Meskevi thotë:”Fëmija gjatë kësaj periudhe është i gatshëm të pranojë çdo lloj edukate dhe gjithçka që i diktohet nga të rriturit.”Vërtet shpirti në këtë botë e gjënë paqen në disa prej këtyre segmenteve :
1.Në të përmendurit Allahun
2.Leximin e Kuranit dhe praktikimin e ti
3.Marrjen shembull të jetës së pejgamberit Muhamed a.s
4.Edukimit me adhurim
5.Mësimit të teuhidit dhe praktikimit të tijë
6.Mësimit dhe praktikimit të shtyllave të islamit,imanit,dhe mësimin e praktikimin e ihsanit
Po shpirti vërtet në destinacionin final ku do e gjëjë prehjen,paqen,dashurinë dhe lumturinë e vërtetë dhe cka ata duan : “Aty do të kenë çka t’u dëshirojë shpirti dhe t’u kënaqet syri.”(Zuhruf 71).
Mesazhi ku shpirti prehet në paqe :
1.Kurt ë kalojë urën e siratit
2.Kurt ë pijë nga kroi i keutherit
3.Kur të kënaqet në hijen e arshit të Allahut,ku ska hije tjetër
4.Kur të hyjë në Babu-Rrejan der xheneti ekstra për agjëruesin
5.Kur të hyjë më selam alejkum duke u përshëndetur në xhenet me paqe dhe mirseardhje
6.Duke pasur çdo gjë që dëshiron në xhenet
7.Në xhenet ku Allahu do u jap shum të mira krijesave falemderuese
8.Në bërjen iftar dhe kur ta shofim Allahun në xhenet si hënen e plotë në një natë të kthjelltë
9.Me mirsiët e shumta e hyrit e xhenetit dhe ushqimin që nuk prishet kurrë
10.Dhe kur u thuhet atyre hyni në vendin që e merituat-meritatorë
Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha /Rubrika : Përjetime nga ramadani/Kronika 15 – 15 Ramadan 1434/Korrik 2013 Miladi/ [Only admins are allowed to see this link]