Tregohet se një njeri ishte shumë i varfër. Jetonte me një grua e cila ishte e devotshme dhe fisnike
Një ditë njeriu doli nga shtëpia për të kërkuar nafakën, dhe në haremin e xhamisë gjeti një qese me një mijë dinarë. U gëzua pa masë, i mori dhe shkoi në shtëpi.
Por, në shtëpi gruaja i tha: - Rregull është që të lajmërosh për paratë e gjetura, derisa të gjendet pronari i tyre.
Njeriu i varfër shkoi në haremin e xhamisë dhe lajmëroi për të hollat e gjetura.
Nga njerëzit doli një njeri i cili tha: - Këto të holla të takojnë ty, por ja edhe 9000 dinarë të tjerë.
I varfëri e pyeti: - A po tallesh me mua.
Njeriu u përgjigj: - Jo, pasha Allahun! Por, këto para mi ka dhënë një njeri nga Iraku dhe me tha që qesen me një mije dinarë ta hedh në haremin e xhamisë, e pastaj të pyes se kush i ka gjetur. Nëse ai që i ka gjetur të hollat paraqitet, jepi edhe 9000 dinarë të tjerë, sepse ai ka treguar se është i besueshëm dhe i ndershëm.