Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është organizuar shëtitja tradicionale me rastin ditës së muslimanëve të cilët jetojnë në këtë vend
Në kuadër të shëtitjes së 28 në New York, muslimanët e falën namazin në Madison Street, e më pas, duke mbajtur flamujt e vendeve të tyre, të gjithë së bashku filluan të shëtisin nëpër rrugë.
Gjatë shëtitjes ata luteshin dhe e përmendnin Emrin e Allahut. Një grup i egjiptianëve në këtë rast protestonin për shkak të dhunës që po ndodh në vendin e tyre. Ata kishin veshur bluza me simbolin Rabia, duke brohoritur me parulla "Obama, Kerry, Kombet e Bashkuara – Turpërohuni!".
Mediat amerikane kanë ndjekur me kujdes këtë ngjarje, ndërkohë në qytet janë marrë masa të madhe të sigurisë.