Hekimoglu Ismail Po, ata që e duan Zotin e dëshmojnë atë… Kurse kjo mënyrë është metoda më e mirë dhe më efektive e kumtimit. Ai që e do paranë, mundohet që ta fitojë. Ai që i do pemët, mbjell fidane në oborrin e vet. Ai që e do fëmijën e vet, natën ndoshta dhjetë herë çohet për ta kontrolluar dhe aspak nuk thotë – oh. Ai që e do bashkëshortin, i përulet. Njeriu, ndoshta kalon nëpër shumë vështirësi derisa ta dëshmojë dashurinë e vet që e ka për ndonjë tjetër. Kurse ata që e duan Zotin, këtë gjë e dëshmojnë duke u larguar nga gjërat që janë haram (të ndaluar) dhe duke u përulur para ilmihalit (urdhrave të Zotit)…
Me shumë njerëz që jam takuar dhe që kam biseduar, kam qenë dëshmitar se që të gjithë mundohen që të shpëtojnë shtetin, popullin, familjen dhe fëmijët e tyre, dhe ende, sot e kësaj dite jam dëshmitar për të njëjtën gjë… Mirëpo, pas disa dështimeve, ata humbin shpresat duke thënë se: “Nuk qenka e mundshme që të realizohet kjo”. Në fakt, problemi kryesor i atyre që e adhurojnë Zotin, duhet të jetë vetja e tyre. Një person i tillë, gjithmonë kontrollon veten se sa është e kompletuar jeta, mendimet, mundi, familja dhe puna e tij, me besimin që e posedon…. Njeriu vazhdimisht duhet ta marrë veten në pyetje nëse ekziston ndonjë gjendje tek ai që është në kundërshtim me Islamin dhe mendon në këtë mënyrë: ”Këtë jetë mua ma ka dhuruar Zoti. Atëherë sa nga kjo pjesë e jetës time unë e jetoj për Allah?”. Këtë duhet ta bëjë në imagjinatën e tij, njëlloj sikur të kishte ndërruar jetë dhe sikur të jep llogari para melaqeve… Por, këtë duhet ta bëjë sinqerisht.
Ata që e duan Zotin e din mirë se nuk është e rëndësishme që rrethana t’i kushtëzojnë ata të veprojnë në atë mënyrë, por janë urdhrat e Zotit. Në ato vende ku rrethanat na kushtëzojnë ta jetojmë fenë dhe mundohemi të gjejmë arsye për të mos e jetuar atë, duke menduar se zjarri do të na kaplojë që në këtë botë, le ta dinë mirë se ky zjarr nuk është më e ashpër apo më e vështirë se sa zjarri i xhehenemit.
Ata që e duan Zotin, e dinë mirë se ata që i adaptohen rrethanave dhe kushteve janë sikur plehrat që notojnë mbi lumë. Në cilin drejtim të shkojë lumi, në atë drejtim shkojnë edhe ata. Vjen një ditë kur lumi të dalë nga sh
trati dhe pendimet do të dalin në pah… Ata që e duan Zotin e dinë mirë se për të mos e jetuar fenë, nuk ka asnjë shkak, por vetëm pretekste…
Secili pretekst është sikur uji. Njeriu që fshihet pas preteksteve, një ditë mund të mbytet në të. Kështu që, njeriu xhehenemin e vet e përgatit me shkaqet “sikur të ujit”.
Ata që e duan Zotin, e dinë mirë se është detyra jonë primare që ta mësojmë, jetojmë dhe ta përcjellim Islamin, mirëpo sikur ato të jenë edhe prindërit, fëmija apo bashkëshorti ynë, është në duart e Zotit se sa do ta mësojnë dhe sa do ta jetojnë Islamin. Detyra jonë është që ne atë t’ua përcjellim njerëzve, kurse udhëzimi i takon Allahut….
Njeriu ose jeton ashtu siç di vetë, ose ashtu siç do Zoti. Ata që e duan Zotin, e dinë mirë se njerëzit në gjendje më të vështirë janë ata që e jetojnë jetën ashtu siç e duan vetë… Bediuzzaman Said Nursi na porosit në këtë mënyrë: “Kapitali i jetës është shumë i pakët, kurse punët e rëndësishme janë të shumta. Çdo myslimani i është hapur rruga (mundësia) për ta fituar apo për ta humbur xhenetin”. Ata që e duan Zotin, e dinë mirë se edhe pse muaji i shenjtë i Ramazanit ka mbaruar, gjendja jonë në të qenit të pajtueshëm me urdhrat e Zotit duhet të vazhdojë edhe më tej, ashtu që jeta jonë të shndërrohet në Bajram…. Çdo hap të mirë që e bëjmë, për ta fituar jetën e Xhenetit, për ne është një Bajram…