Human Rights Watch ka lëshuar një deklaratë të shtunën ku shpreh keqardhjen që ish-kryeministri izraelit Ariel Sharon ka kaluar “pa u përballur me drejtësinë për rolin e tij në masakrat e qindra ndoshta edhe mijëra civilëve palestinezë në kampet e refugjatëve Sabra dhe Shatilla në vitin 1982”.
Sarah Leah Whinston, drejtoreshë për Lindjen e Mesme dhe Afrikë të veriut, ka thënë se kalimi i Ariel Sharon pa u ndëshkuar është “një përkujtues i zymtë se mosndëshkimi i atyre që abuzuan me të drejtat e njeriut nuk ka për të sjellë paqen më afër mes izraelitëve dhe palestinezëve”. "Për mijëra viktima të abuzimit, kalimi i Sharon pa u përballur me drejtësinë vetëm se e zmadhon tragjedinë e tyre”, ka thënë Whinston.
Ndërkohë, refugjatët palestinezë në kampin e refugjatëve Ain al-Hilweh në kampin Sidon të Libanit, kanë festuar nëpër rrugë vdekjen e Sharonit, ndërsa palestinezët në Rripin e Gazës shpërndanë ëmbëlsira për kalimtarët./mesazhi/