Është nderë të jesh muezin dhe të thërrasësh çdo ditë për Miraxhin shpirtërorë të besimtarit. Për këtë shumë qartë dhe pa dyshim në shumë vende flet i Dërguari i Allahut s.a.v.s.
Në një hadith të tij Muhamedi a.s thotë: “Për personin që e thërret ezanin, në Ditën e Gjykimit do të dëshmojnë edhe njerëzit edhe xhinët se kanë dëgjuar ezanin.” (Buhariu).
Është e nevojshme që personi i cili e thirr ezanin të jetë me abdes dhe në fillim të thirrjes të kthehet nga Kibla. Gjatë thënies së fjalëve “Hajje ales-salah të kthehet në anën e djathtë ndërsa gjatë thënies së “hajje alel felah” të kthehet në anën e majtë. Gishtat e duarve të tij tij vendos në vesh, që me këtë të ketë një ndjenjë dhe koncentrim më të fortë dhe të forcojë zërin e tij: “Kur të thërrasësh ezanin, vendosi duart në vesh, sepse atëherë mund ta forcosh zërin.” (Buhariu).
Ai që e thirr ezanin (muezini) do ta lëshoj zërin e tij dhe do ta thirr në mënyrë të harmonizuar dhe me zë të ëmbël që ta dëgjojnë sa më shumë njerëz dhe me kënaqësi t’i përgjigjen ftesës së ezanit për të namazin me xhematë.
Muhamedi a.s. dëgjoi një muezin duke thirrur ezanin sikur me kënduar një këngë, andaj i tha: “Ezani thirret me një zë të barabartë. Nëse në këtë mënyrë nuk mund ta thirrsh atëherë mos e thirr fare.” (Kurtubi).
Është e preferuar që ai i cili e thërret ezanin ta thotë edhe ikametin. Mes ezanit dhe ikametit duhet të lihet një hapësirë kohore sa për të falur një namaz, përveç namazit të akshamit, ku pas ezanit bëhet edhe ikameti për të falur farzin.
Nëse njerëzit dëshirojnë, pas ezanit dhe para ikametit mund të falin namazet sunete. Muhamedi a.s këtë e ka bërë gjithmonë. Para farzit të sabahut ka falur dy reqate, para farzit të drekës katër reqate, mirëpo ka falur edhe dy reqate pas farzit të të drekës. Gjtihashtu ka falur edhe nga dy reqate pas farzit të akshamit dhe jacisë. Sa i përket faljes së namazit vullnetarë para iqindisë dhe jacisë, gjithashtu është e lejuar dhe e preferuar të falen nga katër reqate (edhe dy) derisa të tubohen xhemati për faljen e farzit
Mes ezanit dhe ikametit duhet të lihet kohë e mjaftueshme për fqinjët e xhamisë të cilët e kanë dëgjuar ezanin, të marrin abdes dhe të vijnë të falin namazin në xhami. Ata që janë me banim afër xhamisë namazet nafile ka mundësi t’i falin edhe në shtëpi nëse ka kohë të mjaftueshme mes ezanit dhe ikametit.
Megjithatë, sunetet ditore gjithmonë mund të falen edhe në xhami. Ata që preferojnë që ndonjë sunet apo namaz të falet në shtëpi, këtë e thonë për shkak të fëmijëve dhe familjes që kur të shohin faljen namazit në shtëpi të fillojnë edhe ata të falin namaze obligative dhe vullnetare në shtëpi.
Është preferuar që mes ezanit dhe ikametit të bëhet dua për veten dhe të tjerët. Është mustehab të përsëritet teksti i ezanit pas muezinit, përveç tek fjalët hajje ales-salah dhe hajje alel fellah ku duhet të thuhet “la havle vela kuvete illa billah”.
Pas ezanit është shumë e lavdëruar të çohet salavat mbi pejgamberin s.a.v.s. dhe të thuhet duaja: Allahume Rrabbi hadhihi…
Sa i përket muezinëve ata duhet t’i nderojmë dhe sipas mundësive të zgjedhim ata që janë të devotshëm dhe që kanë zë të këndshëm
Muezini në Ditën e Gjykimit tek Allahu do të ketë shkallë të lartë. Këtë duhet ta kemi në mend gjithmonë.
Çdo xhami duhet të ketë myezinin e rregullt të saj që xhemati mos t’u lihet atyre që pa ndjenja do të mundohen të emitojnë muezinët e këndshëm të xhamisë. Të tillë për fat të keq shohim plot sot.
Allahu ynë, na ndihmo t’i përgjigjemi thirrjes së myezinëve Tu për të cilët do të dëshmojmë në Ditën e Gjykimit se na kanë thirrur në mëshirë dhe ibadet. Na fal neve dhe fali ata dhe na lësho nga mëshira dhe bereqeti Yt.
Amin, ja Hajju ja Kajjuum!
Burimi: Akos.ba
Përshtati: Arsim Dauti (Breziiri)