Thuhet se në kohët e lashta ka ekzistuar një mbret, mbretëria e së cilit ishte shumë e gjerë dhe e madhe. Një ditë ai vendosi që të udhëtoj dhe të shoh mbretërinë tij. Gjatë kthimit pa se këmbët i ishin lënduar, andaj dha urdhër që të gjitha rrugët të mbulohen me lëkurë. Mirëpo njëri nga këshilltarët tha se do të ishte më e hajrit dhe më efektive që këmbët e tija t’i mbulojë me lëkurë se sa të gjitha rrugët. Kjo ishte ideja e fillimit të prodhimit të këpucëve.
Mesazhi i këtij tregimi është se nëse dëshiron të jetosh i lumtur, mos u mundo ta ndryshosh tërë botën apo tërë jetën, por fillo me ndryshimin brenda vetes. Nëse këtu ke sukses atëherë mundohu që të ndryshosh edhe rrethin tënd, dhe pastaj nëse mundesh ndrysho botën. Ky fakt është shumë i rëndësishëm dhe duhet ta kuptojmë nëse dëshirojmë t’i ndryshojmë gjërat. Në ndryshimin e botës fillo nga vetja
Nëse dëshiron që punëtorët tuaj t’i përmbahen rregullave dhe ligjeve që i ke vendosur, atëherë bëhu t’i ai që në mënyrë praktike do tua shpjegosh këtë. Nëse dëshiron që fëmijët tuaj të bëjnë vepra të mira dhe të largohen nga të këqijat, të bëjnë atë që do të jetë e dobishme për këtë botë dhe botën tjetër, atëherë bëhu t’i shembulli më i mirë që do t;i nxisësh drejt të mirës. Kështu sillu ndaj të gjitha gjërave. Nuk mund të ndryshoni tjerët derisa nuk ndryshoni veten. Nëse ke ndryshuar veten dhe ke pasur sukses në këtë, atëherë kredibiliteti yt do të jetë i madh, ndërsa besimi i njerëzve në ty do të shtohet. Qëndrimet dhe udhëzimet tua do të pranohen dhe do të praktikohen nga njerëzit.
Mundohu t’i thuash dikujt që ta lë një ves të cilin e ke edhe ti. Përpiqu ta bindësh që ta lë atë ves dhe të marrë një cilësi të mirë. Sigurisht do të thotë: “Përse nuk e len ti së pari?” Mund t’i thuash: “Nuk është me rëndësi kjo, koha ime ka kaluar, unë jam plakur ndërsa ti je ende i ri. Dëgjo këtë që të them dhe largoje atë ves që ke.”
Mendon se këto fjalë tua do të jenë bindëse? Mendon se ai do të pranoj atë që i flet ti dhe do të dëgjojë derisa ti bën të njëjtën gjë? Sigurisht se nuk do të pranojë! Ndërsa arsyen e cekëm më lartë: Çdo ndryshim duhet të filloj nga njeriu, ndërsa më vonë mund të përhapet tek rrethi i tij sepse me këtë në mënyrë praktike tregohet se çka do të thotë të ndryshosh.
Provo diçka, pastaj thirri edhe të tjerët në këtë!
Përshtati: Arsim Dauti (Breziiri)