islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
305 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 305 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze Empty96%[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze Empty0%[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze Empty0%[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze Empty0%[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze Empty1%[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze Empty2%[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze Empty
06082014
Mesazh[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze

[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze Free-palestine-264x186Në Lindjen e Mesme konflikti arabo-izraelit ka krijuar një grupim të gjerë anti-izraelit të vendeve arabe, qysh prej themelimi të Izraelit. Ky grupim u përça kur Egjipti (në vitin 1978), OÇP (në vitin 1988) dhe Jordania (në vitet 1993-94) bënë paqe me Izraelin.
Pas dështimeve të njëpasnjëshme, shtetet arabe filluan gradualisht të prapësohen drejt bisedimeve mbi bazën e kufijve të vitit 1967, gjë të cilën e kishin refuzuar më herët. Rezoluta 242 e KS e miratuar pas luftës së vitit 1967 dhe Rezoluta 338 e miratuar pas luftës së vitit 1973 kanë shërbyer si mbështetje për bisedimet zyrtare ndërmjet Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë, që filluan në vitin 1991 dhe më pas edhe mes OÇP dhe Izraelit.[1]
Kohëve të fundit, cenimi dhe goditja e qyteteve izraelite, qoftë nga Libani, qoftë nga grupet palestineze, e ka përshpejtuar kërkimin nga ana e Izraelit të një zgjidhjeje paqësore me fqinjët e tij arabë. Analistët vlerësojnë se zgjidhja afatgjate dhe e drejtë e çështjes palestineze dhe e Lindjes së Mesme nuk është e lehtë, duke pasur parasysh raportet e sotme ndërkombëtare. Sa i përket negociatave me Izraelin, arabët janë ndarë në dy grupe:
Grupi i parë mendon se palestinezët nuk duhet të pranojnë më pak se kthimin e tërë territorit të Palestinës dhe nuk e pranojnë shtetin e Izraelit. Ata e konsiderojnë Izraelin si projekt kolonialist dhe si një trup të huaj që është ngulur me forcë në botën arabe. Sipas tyre, Izraeli është gjurma e fundit e kolonializmit që ka mbetur në Lindjen e Mesme, prandaj ai duhet luftuar deri në largimin e gjurmëve të tij. Çfarëdo negociatash, sipas një pjese të këtij krahu, janë të paligjshme dhe si të tilla të palejueshme. Një pjesë e krahut të parë, veçmas Hamasi, ka thënë se mund të hyjë në bisedime me palën izraelite dhe se është i gatshëm që të nënshkruajë apo të pranojë një armëpushim me Izraelin, në një periudhë madje edhe 50 vjeçare, por pa e njohur shtetin e Izraelit.
Grupi i dytë fton në zgjidhjen që bazohet në njohjen e të drejtës së dy popujve dhe në domosdoshmërinë e nevojës së një sistemi për koekzistencë. Ai pranon dhe është i gatshëm që të bëjë negociata me Izraelin, nëse ai tërhiqet nga tokat e pushtuara palestineze në luftën e vitit 1967 (Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor). Ai është i gatshëm të tregojë mirëkuptim ndaj Izraelit në qoftë se Izraeli i zbaton vendimet e KB. Sipas grupit të dytë, çështja palestineze mund të zgjidhet vetëm pasi Izraeli ta pranojë shtetin e Palestinës, apo një autonomi që do të përfundonte me një shtet të Palestinës.
Pala e dytë ka qenë dominuese në shoqërinë palestineze. Në vitin 1988, në kulmin e Intifadës së Parë, është mbajtur takimi i nëntëmbëdhjetë i Këshillit Kombëtar Palestinez, që ka qenë organi më i lartë përfaqësues për të gjitha organizatat palestineze, ku pjesa dërrmuese ka votuar me 235 vota pro, kundrejt 46 votave kundër, në favor të vendimeve që kanë pranuar ndarjen e Palestinës historike në shtetin e Palestinës dhe shtetin e Izraelit, me kufijtë që ekzistonin para vitit 1967.[2]
Megjithatë, nga vështrimi i palestinezëve, pranimi i idesë së ekzistencës së dy shteteve paraqet një koncesion të madh, sepse një gjë e tillë do të thotë heqje dorë gati nga 80 % e tokës së tyre.
Sipas Brzezinskit, shteti i ardhshëm i Palestinës do të ishte i demilitarizuar, ndoshta me paqeruajtës të NATO-s ose ndërkombëtarë të tjerë dhe kjo do të pasohej me një njohje të plotë e të qartë të Izraelit nga fqinjët e tij arabë.[3]
Martin Buber, qysh më 1921, ka prezantuar “idenë për krijimin e një federate në Lindjen e Afërt”, në të cilën do të duhej të merrte pjesë edhe vetë shteti i Izraelit. Kur Gandi i tha Martin Buberit se Palestina u takon arabëve dhe do të ishte e padrejtë dhe johumane që arabëve t’u imponohej pushteti hebraik, Buber iu përgjigj: “Ne nuk dëshirojmë që t’ua marrim pushtetin, por të jetojmë me ta.”[4]
Eksperti i njohur i çështjeve të Lindjes së Mesme, Eduard Said, në një intervistë për gazetën izraelite “Ha’aretz” ka rekomanduar “sistemin kombëtar osman” në mënyrë që të ndërtohej një paqe e qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Ai tha: “një pakicë çifute mund të jetonte në të njëjtën mënyrë sikurse që kishin jetuar në botën arabe të gjitha pakicat e tjera… nën Perandorinë Osmane, me sistemin e miletit, gjë e cila funksionoi fare mirë. Ajo që kishin ata atëherë duket shumë më njerëzore nga kjo që kemi tani.”[5]
Pavarësisht prej ideve të ndryshme, mund të thuhet se gati ekziston një konsensus ndërkombëtar se zgjidhja duhet të përfshijë dy shtete, me territore të përkufizuara sipas vijave të vitit 1967. Jerusalemi do të duhej të ndahej në dy pjesë: Jerusalemi Perëndimor do të ishte kryeqytet i Izraelit, kurse Jerusalemi Lindor kryeqytet i Palestinës. Me këtë, kohëve të fundit, është pajtuar edhe Fatahu edhe shtetet arabe.
Bisedimet palestinezo-izraelite duhet të përfshijnë të drejtën për ujë dhe kthimin e refugjatëve palestinezë. Rreth kthimit të refugjatëve nuk ka një qëndrim të qartë nga faktori ndërkombëtar. Ka gjasa që pala palestineze të arrijë të fitojë një të drejtë formale, ku një pjesë e madhe e refugjatëve do të vendoseshin në Palestinë në kolonitë e braktisura izraelite.
E vetmja mënyrë që të sigurohet paqja është qëndrimi objektiv dhe mbrojtja e të drejtave të atyre që u është bërë padrejtësi. Të dyja palët nuk mund të fajësohen njëlloj, sepse dihet se kujt po i bëhet padrejtësi dhe kujt po i shkelen të drejtat. Para së gjithash, Izraeli duhet të tërhiqet nga territoret e okupuara dhe duhet t’ua kthejë arabëve të gjitha të drejtat që ua ka marrë. Prandaj gjithë faktorët relevantë duhet të përpiqen që kjo kasaphanë dhe kjo gjendje e mjerueshme të përfundojë sa më parë.
Muslimanët nuk do ta braktisin asnjëherë Jerusalemin dhe nuk do ta pranojnë kurrë këtë qytet të shenjtë si kryeqytet të Izraelit. Zgjidhja për Jerusalemin është që ai të udhëhiqet nga një trup ekzekutiv palestinez, nën direktivat e Këshillit, ku do të përfaqësoheshin anëtarët e të tre feve dhe qyteti të jetë i demilitarizuar dhe i lirë.[6] Jerusalemi duhet të jetë i lirë për muslimanët, çifutët dhe të krishterët.
4- Zgjidhja e çështjes
Muslimanët nuk e shohin problemin palestinez si një betejë mes dy besimeve. Zgjidhja e çështjes sipas të tri feve ibrahimite, kërkon një përpjekje për zgjidhje paqësore. Një zgjidhje me të vërtetë paqësore është ajo që mbështetet në drejtësi dhe ndershmëri. Kjo do të ishte garanci për një zgjidhje të qëndrueshme. Një zgjidhje paqësore nuk ka aspak lidhje me një përfundim negociatash mes të fuqishmit dhe të dobëtit. Zgjidhja duhet të jetë pika e bashkimit dhe jo e ndarjes për tri fetë, për të shprehur shpirtin e tolerancës dhe të besimit.[7]
Palestinezët mund të mendojnë për tri zgjidhje të mundshme:
1. Atë që do të dëshironin ata (e që është kthimin në situatën para luftës së 1948, e pse jo edhe para formimit të Izraelit);
2. Zgjidhja që presin pjesa dërmuese e tyre dhe që mendojnë se ka më shumë gjasa që të arrihet (që është formimi i shtetit palestinez me kufijtë para luftës së 1967). Këtë e përkrah William Quandt që punoi për administratën Karter në vitet 70-të dhe ishte i angazhuar në negociatat që çuan në traktatin izraelito-egjiptian të vitit 1979. Ai thotë se zgjidhja me dy shtete është e vetmja shpresë [8]; dhe
3. Zgjidhja e një shteti dy kombësish. Shumë izraelitë dhe palestinezë po vënë tani në pikëpyetje nëse zgjidhja me dy shtete është ende e mundshme. Ali Abu Minnah, autor palestinez, që jeton në Çikago, mbron idenë e krijimit të një shteti, por një shteti dy kombësish. Ai thotë: “Zgjidhja me dy shtete nuk është as e disponueshme, as e qëndrueshme, e as e drejtë. Kjo është arsyeja që ne kemi hapur këtë diskutim”.[9]
Zgjidhja me një shtet kundërshtohet nga Izraeli, sepse hebrenjtë do të bëheshin pakicë. Sipas qendrave të vendosjes, zgjidhja me dy shtete kthehet në qendër të vëmendjes, sepse nuk ka një alternativë më të mirë nëpërmjet një zgjidhje të negociuar. Deri sa Izraeli nuk heq dorë nga dhuna për t’i hapur rrugë përpjekjeve diplomatike, nuk mund të priten rezultate. Nëse Izraeli do të vazhdojë t’i realizojë synimet e tij me anë të dhunës dhe jo me anë të përpjekjeve diplomatike, ai nuk do të ketë sukses.
Sipas Brzezinskit, paqja arabo-izraelite është një nevojë urgjente për zvogëlimin e armiqësisë muslimane ndaj Amerikës. Çështja imediate, sipas tij, është konflikti izraelito-palestinez, zgjidhja e të cilit duhet të jetë synim i afërt. Gjendja në Lindjen e Mesme mund të përmirësohet vetëm përmes një paqeje të zbatueshme që do të nxiste bashkëpunimin izraelito-palestinez dhe që do të zbuste armiqësinë arabe.[10]
Teologu Xhon Borelli, në Universitetin Xhorxhtaun, që është koordinator kombëtar për Dialogun Ndërfetar në Konferencën Amerikane të Jezuitëve, thotë se konflikti midis palestinezëve dhe Izraelit dhe e ardhmja e Jerusalemit janë ndër problemet më të diskutuara që ndikojnë në marrëdhëniet midis muslimanëve dhe të krishterëve.[11] Shtetet arabe, deri vonë, nuk kanë pranuar kurrfarë dokumenti amerikan rreth bisedimeve me Izraelin, ngase kanë konsideruar se SHBA s’janë asnjanëse. Por, pa pjesëmarrjen e amerikanëve, është e qartë se nuk mund të arrihet kurrfarë zgjidhjeje.
Zgjidhja e problemit palestinez është e ndikuar nga qëndrimi i botës arabe ndaj saj, shteteve të fuqishme dhe superioritetit ushtarak të Izraelit. SHBA është duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje kompromisi të pranueshme nga të dyja palët. Megjithatë, koha do të provojë nëse bisedimet komplekse dhe shpesh me karakter sekret midis dy palëve do të çojnë drejt një zgjidhjeje paqësore dhe të qëndrueshme midis Izraelit dhe fqinjëve të tij.[12] Më 12 gusht të vitit 2008 është njoftuar se kryeministri izraelit, Ehud Olmert, ka thënë se Izraeli është i gatshëm t’u lërë palestinezëve 93% të Bregut Perëndimor të lumit Jordan dhe të këmbejë 5,5% të tjera me territor të vetin, që kufizohet me Rripin e Gazës. Kurse çështja veçanërisht e diskutueshme e Jerusalemit do të lihet fillimisht jashtë diskutimit. Zyra e presidentit palestinez, Mahmud Abas, e ka hedhur poshtë këtë ofertë izraelite. Zëdhënësi i presidentit palestinez, Mahmud Abas[13] ka thënë se një shtet palestinez duhej të ishte një shtet i pacopëzuar, duke pasur Jerusalemin si kryeqytet dhe duhej të bazohej në kufijtë që ekzistonin para luftës së Lindjes së Mesme në vitin 1967.
 
Autor: Mr. Ajni Sinani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze :: Komentet

No Comment.
 

[Analiz] Opsionet e mundshme për çështjen palestineze

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Lajmet Ditore
» Gënjeshtra në cështjen mrtesaore
» Ushtria opozitare Siriane ka marrë nën kontroll rrugët e mundshme të arratisjes së Asadit
» Lajmet Ditore
» Humbi çështjen gjyqësore, lotët i rridhin pa ndalë....!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Analiza-
Kërce tek: