Duke pirë kafen e mëngjesit të cilën e ndjek edhe surfimi në internet, gjeta një tekst që më la pa frymë. Bushra Tbakhi, një vajzë nga San Antonio, Teksas, studentet e mjekësisë, kishte mbaruar hifzin për dy muaj e gjysmë.
Gjithsesi, u mundova të dijë më shumë për këtë, andaj rash në kontakt me Bushrën. Ndërruam disa letra në email dhe e luta të ndaj me ne përvojën e saj.
Bushra më dërgoi selame dhe më udhëzoi në tekstin që e kishte shkruar për portalin TheIdealMuslimah.com, ku kishte përshkruar rrugën e saj dhe kishte ndarë disa këshilla për ata që duan të ndjekin rrugën e saj të hifzit.
Tekstin ua sjellim nga faqja në fjalë:
“Bismillah..
Ky është rrëfimi im me Kuranin, të cilin e përmblodha edhe me disa këshilla.
[size][url][/url]
[/size]
Në fillim falënderimet i takojnë Allahut të Madhërishëm i cili më ka bekuar me këtë emanet të madh dhe në të njëjtën kohë edhe një dhuratë e madhe… Elhamdulilah… dhe me përulësi e lus Allahun e Madhërishëm të më lejoj dy gjëra: Ta përsëris Kuranin dhe të inspiroj edhe të tjerët. Lus Allahun e Plotfuqishëm t’ju bekoj të gjithë juve me këtë dhuratë të mrekullueshme. Kjo mund të arrihet lehtë. Gjithçka që duhet është vendosmëria dhe lutja. Nuk duhet e gjithë koha e kësaj bote… Ishte një kamp i kujtesës së shpejt dhe /mashaallah, e kreva kursin e hifzit për dy muaj e gjysmë. Një pjesë të kursit isha në pushim, mirëpo pjesën tjetër të kursit isha shumë e zënë, shkoja në shkollë (spital, 5 ditë në javë) pastaj vizitoja pacientët, kisha probleme me mjekët nëse nuk isha në detyrë gjithmonë. Edhe pse nuk mësoja edhe aq, koha nuk ishte në anën time, mirëpo e kuptova se kjo nuk është gjëja më e rëndësishme. Shumë vajza në kamp kursin e mbaruan për dy muaj, ndërsa njëra nga vajzat që ishte në kamp e përfundoi për një muaj. Në të vërtetë është e mundshme! Detyra ime ishte ta mbaroj kursin për dy muaj – dhjetë faqe në ditë. Shumicën e dytëve e respektoja këtë detyrë, mirëpo në ato ditë në të cilat nuk arrija t’i mësoj dhjetë faqe, e bëja në ditën në vijim, nëse ishte e mundshme… dhe pata sukses, ia vlente. Me rëndësi është që të keni qëllime të larta. Nëse mundoheni ta arrini hënën, do të përfundoni mes yjeve…
Përshtati: Breziiri