Një ditë një njeri me emrin Usam bin Jusuf shkoi pranë Hatim Esamit dhe e pyeti:
-Si e falni ju namazin?
-Kur vjen koha e namazit mar dy lloje abdesti.
-Si janë dy llojet e abdestit?
-Lloji i parë është ti lajë me ujë disa organe të trupit, ndërsa i dyti është ti pastroj disa organe të trupit duke larguar dashurinë për këtë botë, dashurinë për pushtet, lavdërimin, urrejtjen dhe zilinë.
Imagjinoj Qaben përpara syve dhe mendoj se është duke më parë Allahu teala. Mendoj sikur në të djathtë kam Xhennetin, në të majtë Xhehennemin, nga prapa po më ndjek Azraili këmbët i kam të vendosura mbi urën e siratit dhe se ky është namazi im i fundit. Pastaj bëj nijet dhe marr tekbir. Ato që i lexoj në namaz i lexoj duke menduar për kuptimine tyre, në ruku dhe sexhxhde shkoj me opërulje në etehijat ulem me shpresë dhe selamin e jap duke menduar vetëm Allahun. Ja kështu e fal namazin që prej 39 vjetësh.
Pas këtyre që dëgjoi Usame bin Jusuf i tha Hatimit: "Këtë nuk mund ta bëjnë dot të gjithë"