Burri kinez ndërton një aeroplan Airbus A320 – të madhësisë reale.
Një burrë në Kinë bëri që ëndrrat e tij të fëmijërisë të bëhen realitet, duke ndërtuar një model jetësor të një avioni të pasagjerëve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një burrë kinez, për të cilin qëllimi i fundit i jetës së tij ishte të ndërtonte një aeroplan.
Siç thuhet tutje, në drejtim të realizimit të ëndrrës së tij, ai kapërceu edhe barrën – ndoshta më të rëndë – atë financiare, duke i grumbulluar ato, pak nga pak.
Ai filloi të punojë në ndërtimin e aeroplanit në vitin 2016.
Duke punuar me pesë miq, Zhu dhe ekuipazhi i tij përdorën më shumë se 80 ton çeliku në këtë model, të cilin ai me dashuri e quan “Dream”.
Por edhe në këtë mënyrë, atij nuk i kushtoi lirë – rreth 400,000 dollarë.
Megjithatë, “Dream” i Zhu nuk do të mund të fluturojë në qiell së shpejti, pasi në gjendjen momentale ai nuk është i gatshëm të fluturojë.
Gjithsesi, deri atëherë, mijëra vizitorë ndalen çdo ditë për të parë aeroplanin e tij. /Telegrafi/