Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Tregim islam-Shtepia e vogel | |
Një fshatar shkoi te një i ditur dhe filloi t’i ankohej: “Ju lutem më ndihmoni. Përndryshe do të çmendem. Ne jemi një familje me shumë pjesëtarë dhe jetojmë në një shtëpi me një dhomë. Ngaqë nxehemi, i bërtasim njëri-tjetrit.” I dituri e pyeti: “A më jep fjalën se do ta bësh atë që do të të them?” Burri ia ktheu: “Ju betohem se do të bëj çfarëdo që të më thoni.” I dituri i tha: “Mirë. Sa kafshë ke?” Fshatari iu përgjigj: “Një lopë, dy dele dhe katër pula.” I dituri i dha këtë sugjerim: “Futi brenda në shtëpi të gjitha kafshët! Pas një jave eja përsëri te unë!” Fshatari u habit prej atyre që i tha i dituri, por ja që e kishte dhënë fjalën. Në këtë mënyrë, edhe kafshët filluan të jetonin në shtëpi. Fshatari pas një jave shkoi te i dituri në gjendje të rraskapitur dhe i tha: “Jemi në një gjendje shumë të keqe. Papastërti! Erë e keqe! Zhurmë! Të gjithë jemi gati duke u çmendur.” Kur i dituri i tha që të shkonte te shtëpia dhe t’i nxirrte kafshët, fshatari shkoi menjëherë si shigjetë. Të nesërmen fshatari shkoi prapë te i dituri dhe sytë po i qeshnin. Nga goja e tij dolën këto fjalë: “Sa e bukur paska qenë jeta! Shtëpia jonë është mjaft e rehatshme, e pastër dhe e madhe. Ajo duket pothuajse si një xhenet!” | |
|