Një i ditur që e njihte shumë mirë gramatikën, mori me qira një varkë për të kaluar në anën tje-tër të ngushticës së Bosforit. Ai u ul në varkë plot mendjemadhësi. Kur arritën në mes të ngushticës, i dituri e pyeti me mburrje varkëtarin:
“A e njeh ndopak gramatikën?”
Varkëtari iu përgjigj:
“Jo zotëri, nuk di asgjë prej atyre që po flisni.” I dituri ia ktheu:
“Sa keq! Të paska shkuar dëm gjysma e jetës!..”
Pasi lundruan për një kohë me varkë, filloi një furtunë. I dituri filloi të kishte frikë.
Sado që varkëtari u mundua, nuk arrinte dot të shkonte më përpara prej furtunës. Kur e kuptoi se nuk do të kalonin dot në anën tjetër, e pyeti të diturin:
“A di not?”
I dituri iu përgjigj plot shqetësim:
“Për fat të keq nuk di. Unë nuk kuptoj nga këto gjëra.”
Atëherë varkëtari ia ktheu:
“Sa keq! Tani do t’ju shkojë dëm e gjithë jeta! Ah sikur të mësonit notin si unë në vend të gramatikës dhe të shpëtonit jetën!”