islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
53 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 53 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë Empty96%islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë Empty0%islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë Empty0%islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë Empty0%islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë Empty1%islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë Empty2%islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë Empty
09062022
Mesazh(Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë

islame - (Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë 1920-116 Një nga shprehitë më të përhapura te tregtarët është betimi i shpeshtë gjatë shitblerjes. Kështu, ata i gjen duke bërë be për çdo gjë, madje edhe për gjërat më të thjeshta, vetëm e vetëm që ta shesin mallin e tyre. Ata nuk e dinë se bërja be është e urryer edhe nëse njeriu ka nevojë dhe është i sinqertë në betimin e tij, e aq me pak kur nuk i kërkohet.

Allahu i Madhërishëm në Kuranin fisnik ka thënë: "Ruani betimet tuaja!” (El Maideh, 89).
Kurtubiu gjatë komentit të këtij ajeti ka thënë: ”Pra, ruani betimet tuaja duke iu larguar atij, pasi që nëse njeriu nuk betohet, atëherë ai nuk e ngarkon veten me përgjegjësi (barrë)!”(1)
Gjithashtu Kurtubiu përcjell nga disa komentatorë të Kuranit edhe fjalën e Allahut: "Mos e bëni peng betimin në Allahun, për kryerjen e veprave të mira, largimin prej të ligave dhe për pajtimin e njerëzve! Allahu i dëgjon dhe i di të gjitha.” (El Bekare, 224).
Kuptimi i këtij citati është që mos të shpeshtohet betimi në Allahun e Madhërishëm, pasi kështu Ai është më i respektuar në zemrat tona(2)
E nëse betuesi është gënjeshtar dhe këtë e bën me qëllim, atëherë ai ka rënë në mëkat. Allahu i Madhërishëm ka thënë: ”Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël, nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. Allahu nuk do t'u flasë atyre, as nuk do t'i shikojë në Ditën e Kiametit, dhe as nuk do t'i pastrojë prej gjynaheve, e për ta do të ketë dënim të dhembshëm.” (Ali Imran, 77)
Imam Buhariu përcjell se shkaku i zbritjes së këtij ajeti ishte një njeri në treg, i cili betohej padrejtësisht për mallin e tij se i kanë dhënë më shumë se i jepte myshteriu, dhe kështu ai tentonte ta mashtrojë atë, dhe pas kësaj zbriti ajeti i lartpërmendur.
Pejgamberi a.s. i ka ndaluar betimet e shpeshta gjatë shitblerjes dhe gjatë çdo forme të bashkëpunimit me njerëzit. Vërtetohet nga Ebu Hurejra, se e ka dëgjuar Muhamedin a.s. duke thënë: "Betimi e shter mallin dhe e asgjëson fitimin." (Ahmedi).
Ebu Katadeja përcjell se e ka dëgjuar Muhamedin a.s. duke thënë: "Kini kujdes ndaj betimit të shpeshtë gjatë shitjes, për shkak se ai e shter tregtinë, pastaj e çrrënjos fitimin!” (Muslimi).
Neveviu, gjatë komentit të këtij hadithi ka thënë: "Ky hadith aludon në ndalimin e betimit të shpeshtë gjatë tregtisë, pasi që betimi i panevojshëm është i urryer. Kësaj i bashkëngjitet edhe promovimi i mallit nëpërmes betimeve të njëpasnjëshme dhe ka mundësi që myshteriu të mashtrohet me këto premtime.”(3)
Kurse Gazaliu ka thënë: "Nuk është e drejtë që tregtari të betohet në asnjë rast, kjo për faktin se, nëse ka gënjyer, atëherë ka rënë në betim të rrejshëm që e fundos pronarin (el Ieminul Gamus), dhe kjo konsiderohet nga mëkatet e mëdha..., kurse nëse është i sinqertë, atëherë e ka bërë Allahun peng të betimit të tij, dhe është sjellje e keqe me Krijuesin. Kjo botë është shumë e ulët që njeriu të synojë nëpërmes përmendjes së Allahut të shes e të blejë.”(4)
Ndërsa, sa i përket pasojave në botën tjetër, Muhamedi a.s. na tregon se njëri nga tre grupet e njerëzve që Allahu i Lartësuar nuk i shikon Ditën e Gjykimit është: "Njeriu i cili e bën Allahun si mall të tij, nuk blen gjë vetëm se me betimin në Të dhe nuk shet gjë vetëm se me betimin në Të." (Bejhekiu).
Për faktin se betimi bën pjesë në ritualet fetare me të cilët madhërohet Allahu, dhe në anën tjetër kjo praktikë është një ves i përhapur te tregtarët, në vazhdim do të shpjegojmë edhe disa rregulla e konsekuenca sheriatike të cilat ndërlidhen me betimin, me qëllim të vetëdijesimit dhe përmirësimit të kësaj shprehie te myslimanët në përgjithësi, dhe te tregtarët në veçanti.(5)

Betimi duhet të bëhet vetëm në Allahun

Betimi është përmendja e një gjëje të shenjtë për ta siguruar dikë, se po e thua të vërtetën, pra e konfirmon respektivisht e mohon një çështje duke përmendur një nga emrat e Allahut apo cilësitë e Tij.
Përderisa betimi është madhërim dhe shenjtërim i asaj në çka betohemi, atëherë njeriut nuk i lejohet të betohet në diçka tjetër përveç në Krijuesin e tij, Allahun e Plotfuqishëm.
Buhariu e Muslimi përcjellin nga i Dërguari a.s., se ka thënë: "Kini parasysh, Allahu jua ndalon të betoheni në prindërit tuaj, prandaj kushdo që dëshiron të betohet për diç, ose le të betohet në Allahun ose le të heshtë!”
Gjithashtu ka thënë: ” Mos u betoni në baballarët tuaj dhe në nënat tuaja, e as në idhuj! Mos u betoni as në Allahun, vetëm se atëherë kur e thoni të vërtetën!” (Ebu Davudi, Nesaiu dhe Albani e cilëson te saktë).
Me një rast Ibën Omeri e dëgjoi një person duke thënë: - ”Jo, pasha Kaben (Qaben)”, e qortoi atë dhe i tha se: "E kam dëgjuar të Dërguarin as., duke thënë: "Kush betohet në diç tjetër përveç Allahut, ai ka bërë shirk!' (Ebu Davudi).
Tahaviu, gjatë komentit të këtij hadithi thekson se ky shirk nuk është ai që të nxjerrë nga feja, por nënkupton se ky veprim është i ndaluar.(6)
Prandaj njeriu, posaçërisht tregtarët, duhet të ruhen gjatë tregtisë së tyre e të mos betohen në gjërat që janë mësuar të betohen, si: fëmijët, sytë, babai, nderi, familja, jeta, etj., pasi këto betime janë të ndaluara për
besimtarët.
Nuk është i pranueshëm preteksti i disave se jemi mësuar me këtë dhe e bëjmë pa qëllim, sepse duhet të mundohemi në maksimum që ta largojmë këtë shprehi,
Forma që ndihmon në mënjanimin e këtij vesi, është që nëse na shpëton dhe betohemi pa qëllim në diç përveç Allahut, menjëherë pas kësaj të themi: "La Ilahe il-Allah!" Nëse e praktikojmë këtë vazhdimisht, pas një kohe do të arrijmë ta largojmë nga vetja këtë gabim. Këtë praktikë e kanë porositur disa dijetarë dhe kanë këshilluar se është metodë efikase dhe e provuar praktikisht, që besimtari ta largojë nga vetja këtë shprehi. Gjithashtu, kjo mënyrë është në përputhje edhe me atë që i Dërguari a.s. i ka mësuar shokët e tij në fillim të pranimit të Islamit, pra, nëse gabimisht betoheshin në idhujt e tyre të mëhershëm, të veprojnë kështu. Në hadith thuhet: "Kush betohet e thotë: "Pasha Latin e Uzanë (dy idhuj të mekasve) ”, le të thotë: "La llahe ilAllah!”. (Buhariu),
Kurse për faktin se Zoti i Madhërishëm në Kuranin fisnik betohet në gjëra të krijuara, sikurse në kohën, lapsin, agimin, qiellin, shkrimin, etj., themi se kjo është specifikë e Krijuesit të Gjithëfuqishëm, pasi që me këtë betim të Allahut të Madhërishëm nuk synohet që njeriu të bindet se kjo çfarë thuhet është një e vërtetë, ndërkohë që gjërat tjera në Kuran të cilat nuk shoqërohen me betime mund te jenë të pavërteta. Pra, në Kuran ky nuk është qëllimi i betimit të Allahut, ashtu si mund të jetë qëllimi i betimit te njerëzit në përgjithësi, pra për ta bindur dikë se po e thotë shumë sigurt të vërtetën. Allahu i Madhërishëm ka thënë ne Kuran: "Atij nuk mund t'i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë. Kjo është shpallje prej një të Urti (Allahut), që meriton të gjitha lavdet." (Fussilet, 42).
Mirëpo betimi nga ana e Allahut xh.sh, ndodh edhe për disa arsye tjera, e prej tyre:
- Përmes betimit në këto krijesa Allahu dëshmon Madhërinë e Tij në krijim, sikurse betimi në diellin, qiellin, yjet, etj. Pra, këto krijesa dëshmojnë madhështinë e Krijuesit të tyre, Allahut të Plotfuqishëm.
- Rëndësinë dhe vlerën e asaj gjëje të krijuar për njeriun, sikurse betimi në kohën, lapsin, shkrimin, etj.

Betimi i paqëllim

Është ai betim që pa dashje del nga gjuha e njeriut, ose njeriu betohet për një çështje të kaluar se ka ndodhur ashtu (pasi ka harruar apo për diç tjetër), mirëpo pastaj vërtetohet e kundërta e saj.(7)
Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: "Betimi i paqëllim është kur njeriu thotë në shtëpinë e tij: "Jo, për Zotin!", ose: "Po, për Zotin!” (Ebu Davudi).
Ky lloj i betimit nuk ka ndonjë peshë dhe në këtë rast nuk ka nevojë për shpagim (kefaret).
Gjithashtu nuk është mëkatar edhe betuesi nëse nuk e realizon atë për çfarë betohet, pasi që është një betim që bëhet pa qëllim. Për këtë lloj të betimit Allahu i Madhërishëm thotë: “Allahu nuk ju ndëshkon për betimin që e bëni pa qëllim, por ju ndëshkon për betimin e bërë me qëllim!' (El Maide, 89).
Megjithëkëtë, njeriu duhet të ruajë gjuhën e tij nga betimet e kësaj natyre, pasi ky zakon është i ndaluar dhe prej veprimeve të banorëve të zjarrit t xhehenemit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: "Por ti mos e paso çdo betues (që betohet shumë) të përçmuar!" (El Kalem, 10).

Betimi i rremë

Nëse njeriu betohet qëllimisht për diçka të gënjeshtërt, si për shembull kur thotë: "Për Zotin e bleva këtë mall me pesëdhjetë euro!”, ndërkohë që nuk e ka blerë aq, i tilli ka bërë betim të rremë? Tregtari duhet të ketë kujdes shumë dhe të mos përbetohet në Allahun rrejshëm, për shkak të diçkaje të kësaj bote, ngase kjo konsiderohet ngrënie e pasurisë pa të drejtë, dhe meriton hidhërimin e Allahut. I Dërguari i Tij, a.s. thotë: "Kush betohet për diçka në mënyrë që të marrë pasurinë e myslimanit dhe ai është gënjeshtar, do ta takojë Allahun të hidhëruar me të." (Buhariu dhe Muslimi),
Të betuarit rrejshëm sipas parimeve të Islamit konsiderohet prej mëkateve të mëdha, Madje ky betim është quajtur edhe fundosës (el Gamus), sepse e fundos në mëkat betuesin, Këtë e vërteton edhe hadithi në të cilin tregohet se me një rast një njeri kishte ardhur te i Dërguari i Allahut, a.s. dhe e kishte pyetur se cilat janë mëkatet e mëdha. Pejgamberi a.s. ishte përgjigjur: "Të përshkruarit shok Allahut” Pastaj cili është? Pejgamberi a.s. tha: ”Mosrespektimi i prindërve!' Pastaj cili? Pejgamberi a.s. tha: "Betimi që fundosë” Të pranishmit e pyetën Pejgamberin a.s.: "O i dërguari i Allahut, çka është betimi që fundosë?” Pejgamberi a.s. tha: "Është ai betim i rremë, i cili bëhet shkak për t`ia marrë një pjesë të pasurisë së besimtarit.” (Buhariu dhe Muslimi).

Betimi i drejtë

Është ai betim i cili realizohet në emër të Allahut apo në cilësitë e Tij, me vetëdije, me qëllim të vërtetimit të një të drejtë apo për të kontestuar një padrejtësi.
Ky betim, për të qenë valid, duhet të plotësojë këto kushte:
- Betuesi të jetë i moshës madhore;
- Të jetë mirë mendërisht;
- Të jetë betimi në Allahun xh.sh.;
- Të mos jetë nën presionin e dikujt;
- Të jetë i qëllimtë.

Shpagimi i betimit

Betuesi gjithsesi obligohet ta mbajë betimin që e ka bërë me qëllim dhe duke qenë i vetëdijshëm, dhe nuk lejohet ta thyejë atë pasi që, nëse e thyen, bën mëkat. Për këtë Allahu i Madhërishëm në Kuran ka thënë: "Por, ju ndëshkon për betimin e bërë me qëllim." (El Maide, 89).
Mirëpo, nëse ndodh ta shkelë atë, atëherë obligohet ta shlyejë betimin me njërën nga këto katër gjëra:

1) Ushqimin e dhjetë të varfërve;
2) Sigurimin e veshjes për dhjetë të varfër;
3) Lirimin e një robi;
4) Agjërimi tri ditë nëse nuk është mundësia e asnjërës prej këtyre.

Allahu i Madhërishëm ka thënë: "Larja e gjynahut për thyerjen e betimit është: "Ushqyerja e dhjetë të varfërve me mesataren e ushqimit të familjes suaj ose t'i vishni ata, ose të lironi një skllav. Ai që nuk gjen mundësi për këto, le të agjërojë tri ditë! Kjo është shlyerja për thyerjen e betimeve tuaja, nëse betoheni, mbani betimet tuaja! Kështu jua shpjegon Allahu fjalët dhe
ligjet e Veta, që të jeni mirënjohës." (El Maide, 89),

Shpeshtimi i sadakasë nga tregtarët

Në fund themi se çdo njeri gjatë marrëdhënieve me të tjerët apo gjatë punës që kryen gabon dhe mund të mëkatojë, madje shumë herë edhe pa e kuptuar. Kurse te tregtarët mundësia për mëkat është shumë më e madhe dhe më e mundshme. Sadakaja (lëmosha) ndaj të varfërve dhe nevojtarëve është mënyra më e mirë për ta pastruar veten nga këto mëkate, e për ta pastruar gjithashtu edhe pasurinë e fituar. Muhamedi, a.s. tha: “O tregtarë! Shitblerjes suaj i shfaqen dhe i shoqërohen shumë kotësi (fjalë të kota, të panevojshme) dhe gënjeshtra, prandaj gërshetojeni atë (tregtinë) edhe me dhënien e sadakasë!” (Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu). Në fjalë të kota dhe të panevojshme bëjnë pjesë edhe betimet e shpeshta, prandaj një nga format e faljes dhe shlyerjes së këtyre tejkalimeve, qofshin edhe pa qëllim, është edhe shpeshtimi i sadakasë.


_______________
(1) “Tefsirul Kurtubi”, v. 6. f. 285.
(2) "Tefsirul Kurtubi”, v. 3, f 97.
(3) "Sherh Sahih Muslim” Neveviu, v. 3. f. 220.
(4) "Ihjau Ulumid Din”, v. 2 f, 77.
(5) "Fikhut Taxhiril Muslim”, dr. Husamedin Affaneh, f. 237139.
(6) "Mushkilul Athar”, Tahaviu, v. 1 f. 297.
(7) “El mevsuatul Fikhije el Kuvejtije”, v. 8. f. 365.
(8) ”l/Iinhaxh el Muslim”, f. 538.



Alaudin Abazi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

(Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë :: Komentet

No Comment.
 

(Teme Islame) Tregtari dhe betimi i shpeshtë

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» (Tema Islame) Tregtari dhe kamata
» [Temë Islame] Puno për të dy jetët!
» [Temë Islame] RRUGA E SUKSESIT
» [Temë islame] Fatkeqësitë e pamsëtrkoajtneët
» [TEME ISLAME] Pertej Horizonteve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: