Mes njerëzve dhe kushedi sa gjallesave të tjera, në fshat jetonin dhe dy miq të ngushtë, dashi brirëmadh dhe gjeli i cili kapardisej me lulen e tij të madhe mbi kokë. Një ditë, banorët e fshatit kishin dalë për të festuar në lëndinat plot lule dhe gjelbërim.Dy miqtë silleshi rreth e rrotull nëpër fshat, duke gjezdisur sa në një bahçe në një tjetër. Teksa bënin muhabet për shtat palë qejfe, dy miqve u zënë sytë dy skifterë në ajër, të cilët luftonin ashpër me njëri-tjetrin.
Pak si i merakosur, gjeli i tha dashit:”Miku im! Nëse këta të dy do të vazhdojnë kështu siç e kanë nisur, do na hapin telashe.”
Qetë-qetë, dashi iu përgjigj:”E si na hapin telashe dy skifterë që po zihen qindra metër lart në qiell, ndërkohë qe në jemi në tokë?!”
Disa minuta më pas, lufta e pamëshirshme mes dy skifterëve i bëri që të ngërthehen fort me njëri-tjetrin dhe të fillojnë të ulen në mënyrë të përshkallëzuar me tokën.
Gjeli i tha dashit:”Miku im! Ata po afrohen si shumë me tokën.”
Kurse dashi ia priti:”Po ty ç’të duhet puna e tyre?! Shih ore punët e tua dhe lëri skifterët të luftojnë!”
Në një moment, dy skifterët bien pingul përtokë, por për fat të keq, të dy ranë mbi një zjarr të cilin fshatarët e kishin harruar të ndezur. Krahët e tyre të fuqishëm e përhapën prushin dhe flakët rreth e rrotull, duke bërë që të marrin flakë disa fije kashtë të thatë. Menjëherë, flaka u përhap dhe tek disa kasolle kashte dhe mullarë me bar.
I tmerruar gjeli thirri:”Na morën në qafë! A nuk të thashë se do na hapin telashe këta të dy?! Ja çfarë ndodhi tani!”
Sërish dashi as që e prishi terezinë. Ai ia ktheu:”Miku im! Fshati që po digjet nuk është i yni. Këta shtëpi dhe prona janë të njerëzve. Përse duhet të shqetësohemi kot?!”
Fshatarët e vunë re tymin që ngrihej lart dhe u turrën drejt shtëpive për të shuar zjarret, të cilët po digjnin gjithçka që u dilte para. Derisa arritën ata, pothuaj nuk kishte mbetur shtëpi në këmbë.
Burrat e gratë e fshatit u mblodhën nën hijen e një peme dhe kryeplaku u tha:”Meqë s’ka mbetur asgjë për të ngrënë, do të therrim dashin dhe gjelin tani për tani.”
Menjëherë, gjeli iu drejtua mikut të tij dhe i tha:”A nuk të thashë se dy skifterat do na marrin në qafë?!”
Morali:
Gjithmonë, kur shohim çfarë ndodh përreth nesh, mendojmë se nuk do të na prekë dhe se s’ka çfarën a duhet. Tregohet se indianët e amerikës, kur dikush prej tyre sëmurej, të tjerët thoshin:”Jam i sëmurë me filanin.