Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: BARIU DHE PEMA E MOLLES Tue 29 Dec 2009 - 20:12 | |
| BARIU DHE PEMA E MOLLES Një bari plak sa herë që nisej për të shkuar me kopenë për në lëndinë, ndalonte të pushonte nën hijen e një peme molle. Dhe potë ishte koha e frutave flitse me mollën dhe i thonte : "Hajde, jepi bariut plak një kokërr molle." Dhe me lejen e Allahut në atë moment binte nga pema kokrra më e pjekur e mollës. Bariu e merte kokrrën e mollës dhe e hante bashkë me pak bukë dhe një tas të vogël me kos, pastaj nxirrte Kur'anin kerim që i kishte mbetur nga i ati dhe fillonte të lexonte. Bariu plak kur e kishte mbjellë këtë pemë përpara 20 vjetëve e ujiste atë shpesh, dhe për këtë përdorte ujin që i tepronte kur merte abdest. Keshtu që pema e molles ishte rritur dhe kishte filluar të jepte fruta shpejt. Në atë kohë bariu ishte i ri dhe mund t'i këpuste vetë mollët. Por pas kaq vitesh bariu ishte plakur, ishte kërrusur, ndërsa pema e mollës ishte rritur dhe ishte bërë më e lartë.
Një ditë bariu kishte shkuar përsëri nën hijen e mollës kishte falur aty namazin, ishte ulur të pushonte pak dhe si gjithmonë i kishte kërkuar pemës një kokërr molle. Por për Cudi nuk ra asnjë kokërr molle. Vazhdoi të kërkonte disa herë me radhë por nga pema nuk binte asnjë kokërr molle. Filluan t'i mbushen sytë me lot sepse tashmë e quante pemën si fëmijen e tij dhe për herë të parë pema nuk i'a plotësonte dëshirën. Tashmë ishte aq plak sa mezi mbahej në këmbë. Mblodhi kopenë dhe u nis për në shtëpi, rrugës ngriti sytë lart nga qielli dhe pa hënën e re. U gezua si një fëmijë u kthye me vrap tek pema e përqafoi dhe duke qarë i tha: "0 Allah! Fale këtë plak harraq! Harrova që sot është dita e parë e Ramazanit"
| |
|