Kush është në linjë | 478 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 478 vizitorë :: 2 Bots
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Lajmet Ditore | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lajmet Ditore Sun 19 Sep 2010 - 22:45 | |
| Sipas të dhënave të qendrës klinike në Tetovë, shënon rënie numri i aborteve në Tetovë e rrethinë. Gjatë vitit 2008 në spitalin e Tetovës janë realizuar gjithsej 716 aborte numër ky i cili nga viti në vit shënon rënie, bëjnë të ditur nga reparti i gjinekologjisë. Megjithatë, sipas tyre, ky numër mund të jetë edhe më i madh nëse merren parasysh edhe abortet që kryhen jashtë spitalit. “Në vitin 2008 kemi pasur 716 aborte, vitin 2009 numri është 616 ndërsa vitin 2010 deri në muajin Gusht se deri atëherë i kemi nxjerr, është 394 , domethënë numri është në rrënje e sipër, mirëpo mos e marrim këtë si është sepse ka edhe aborte që kryhen jashtë qendrës sonë jashtë spitalit”, tha Gjyzvete Tairi, udhëheqëse e repartit të gjinekologjisë. Grupmoshat më të prekura nga abortet janë ato nga vitet e 30 deri në dyzet, ndërsa nuk mungojnë edhe grupmoshat më të reja që më së shumti bëhen fshehurazi. “Prej moshës 29 deri 39 vjeçare edhe pse përfshihen edhe grupmoshat tjera kemi edhe mosha të hershme jashtë martesore, por ato më shumë kryhen për shkak të ruajtjes së intimitetit nëpër spitalet private nëpër qytetet tjera”. deklaroi Gjyzvete Tairi, udhëheqëse e repartit të gjinekologjisë, Tetovë. Por, megjithatë mjekët rekomandojnë që abortet assesi të mos kryhen jashtë spitaleve sepse janë tejet të rrezikshme. “Sterilizimi nuk është në nivel mund të kryhen nga persona jo me përvojë të gjatë dhe gjithnjë iu preferoj që edhe nëse i kryejnë këto aborte t’i kryejnë legalisht nëpër institucione shëndetësore”, apeloi Tairi. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoni kryhen rreth 6 mijë aborte në vit, por, sipas organizatës joqeveritare “Revita” ky numër është shumë më i lartë dhe sillet nga 25 deri më 30 mijë aborte. Bashkim Sulejmani | |
| | | Albi-ibro Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 1471 Data e regjistrimit : 06/05/2010 Mosha : 50 Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany
| Titulli: Re: Lajmet Ditore Sun 19 Sep 2010 - 22:47 | |
| Hoxha: Shqiptarët injorohen, BDI: DR në panik Demokracia e Re sot akuzoi se kreu shtetëror i Maqedonisë se injoron partinë shqiptare në qeveri, Bashkimin Demokratik për Integrim. Sipas saj, presidenti Ivanov, para vizitës së tij në Bruskel nuk e thirri në konsultime edhe zëvendëskryeministrin Abdylaqim Ademi, i cili është i ngarkuar me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Kurse, të njejtin gjest e përsëriti edhe kryeministri Gruevski, i cili nuk ftoi zëvendëskryeministrin Ademi që të jetë pjesë e delegacionit qeveritar që para disa ditëve udhëtoi për në Bruksel. “Për të qenë ironia më e madhe, me këtë nënçmim që i bëhet Marrëveshjes së Ohrit, si dhe BDI-së si pjesë e Qeverisë, përsëri BDI-ja tenton të arsyetojë veprimet e këtilla të kryeministrit të tyre dhe në mënyrë indirekte e pranon se me të vëretë në këtë Qeveri nuk ka asnjë peshë politike. Edhe çka duhet të ndodhë tjetër që BDI-ja, gjegjësisht ministrat e vet të kuptojnë se janë të paaftë dhe servilë ndaj politikës diskriminuese të VMRO-DPMNE-së, si dhe të pranojnë që në këto 20 vite të pluralizmit në Maqedoni janë partia më e pasukseshme që ka përfaqësuar shqiptarët në Qeveri?”, deklaroi Arjanit Hoxha, Zëdhënës i DR-së. Ndërkohë nga Bashkimi Demokratik për Integrim akuzave të lartpërmendura i janë përgjigjur përmes një kumtese me shkrim në të cilën thuhet se: “DR është në panik për shkak se çdo ditë e më shumë po delegjitimohet veprimi i tyre politik, çdo ditë e më shumë po shtohen argumentet që dëshmojnë se ky fraksion politik u krijua vetëm për të shantazhuar procesin politk, në veçanti partitë politike shqiptare në Maqedoni. Rezultati i Sopotit dhe propozim-ligji për regjistrim, janë dy rezultatet e fundit politike që e kanë bërë DR-në të alarmohet për mossuksesin e saj në misionin për të shantazhuar BDI-në dhe për të devalvuar arritjet për shqiptarët.”. Nga Demokracia e Re poashtu denoncuan partitë qeveritare se kanë shpenzuar gjysëm milion euro për të angazhuar piktorë rusë për të pikturuar në muzeun e VMRO-së. Ndërsa, nga ana tjetër, banorët e Svillarës dhe Bukoviqit janë në protesta se fëmijët e tyre nuk kanë se ku të mësojnë, ndërkohë që banorët e Haraçinës ballafaqohen me kushte të vështira ekologjike. Melihate Rustemi | |
| | | Albi-ibro Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 1471 Data e regjistrimit : 06/05/2010 Mosha : 50 Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany
| Titulli: Re: Lajmet Ditore Sun 19 Sep 2010 - 22:50 | |
| Analistët: Regjistrimi kërkon unitet dhe bashkëpunim ndërpartiak Regjistrimi i popullsisë është proces shumë i rëndësishëm andaj partitë politike shqiptare domosdoshmërish duhet të bashkëpunojnë dhe t’i lënë anësh inatet dhe tentimet për të përfituar poenë politikë. Analistët politik Mersel Bilalli dhe Albert Musliu thonë se partitë duhet të angazhohen dhe kontribuojnë në sensibilizimin e popullatës që në fund regjistrimi të paraqes përbërjen reale të popullatës shqiptare që jeton në Maqedoni. “Vetëm në këtë formë do të mund të nxjerrim në dritë realitetin ekzistues, pra edhe si segment ekonomik edhe si segment social po si çështje numerike që te ne është për shkak të situatës politike është shumë çështje e rëndësishme. Po kisha shtuar edhe diçka në lidhje me publikimin e rezultateve, jam I mendimit se për opinion duhet publikuar paralelisht edhe numrin e popullatës e cila është rezidente në Maqedoni por edhe atyre që kanë shtetësi efektive, pasi realisht Maqedonia është vend I cili është migrues për popullatën që punon dhe vepron jashtë”, deklaroi Mersel Bilalli, analist politik. “Unë mendoj se të gjitha partitë politike shqiptare do të gjejnë gjuhë të përbashkët se interesi i tyre nuk duhet të jetë konfrontimi politik por duhet të jetë realizimi kualitativ i regjistrimit të cilin pastaj të dyja partitë politike mund ta përdorin në politikat dhe veprimet e tyre. Që partitë politike shqiptare të insistojnë që në entin statistikorë të Maqedonisë, përfaqësimi i shqiptarëve jo të jetë vetëm adekuat, por të jetë edhe profesional, me qëllim që rezultatet e regjistrimit të jenë kualitative edhe për shqiptarët”, tha analisti Albert Musliu. Thirje për unitet kishte edhe nga partia politike shqiptare në pushtet BDI, megjithatë kjo që në fillim u kundërshtua publikisht nga PDSH-ja opozitare e cila kërkon që në vëzhgimin e regjistrimit të përfshihet edhe OSBE-ja, në të kundërtën do të ftoj shqiptarët në bojkot. Ndërkohë Demokracia e Re kërkon sqarime për ligjin e propozuar nga BDI dhe VMRO-DPMNE, dhe pyet se cili është roli dhe detyrat e komisionit shtetëror për regjistrim? Regjistrimi i popullsisë do të realizohet prej 1 deri më 15 prill të vitit të ardhshëm. Bedri Rexhallari | |
| | | Burim-Sherifi Imam-Aktiv
Numri i postimeve : 760 Data e regjistrimit : 02/05/2010 Mosha : 44 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Perurohet Xhamia "Kadi Ceshme"ne Recice te Vogel,te Tetoves Sun 19 Sep 2010 - 22:51 | |
| Përurohet xhamia "Kadi Çeshme" në Reçicë të Vogël, të TetovësAty ku kombinohet modernja me tradicionalenNë Reçicë të Vogël, në Tetovë, me një solemnitet madhështor fetar dhe me pjesëmarrje të personaliteteve publike e fetare, më 7 shtator, ditën e martë, u lëshua në përdorim Xhamia ”Çeshma e Kadisë”. Xhamia “Kadi Çeshme” vjen me pamje të re para vizitorëve, pas rindërtimit të saj, që nga themeli. Shkruan: Driton Dikena Konturat e reja të kësaj xhamie përmbajnë linjat moderne, duke ruajtur disa veçori stilistike që përdorte dinastia e Abasitëve. Ngjyrat e theksuara, ku shquhet më së tepërmi ajo e arit, paraqesin një freski estetike dhe si të tilla ato nuk janë përdorur deri më tani në viset tona. Përceptimi vizuel i këtij tempulli të shenjtë do të përmblidhej në tri pika komplekse të shpehura, përmes ndriçimit, funksionalitetit dhe komoditetit. Freskia e brendshme e xhamisë i dedikohet ndriçimit natyral, që vjen nga qelqi, i cili arrin të pengojë depërtimin e ngrohtësisë diellore. Një atraksion i veçantë arkitektoniko-estetik është edhe kupola e vendosur mbi qelq, një përthyerje mjaft tërheqëse e dritave, përmes koloritit të ngjyrave. “Kadi Çeshme”, në lagjen Reçicë e Vogël të Tetovës, është një nga xhamitë e rralla që ka ndjekur hap pas hapi ritmin e nevojave dhe kërkesave të besimtarëve për hapësirë dhe komoditet më të madh. Kronika e kësaj xhamie fillon qysh në vitin 1961, atëherë kur për ndërtimin e saj ishte falur trualli nga z. Servet Saliu. Por, dhëmbi i kohës ishte treguar i pamëshirshëm për konstruksionin e saj të dobët dhe në vitin 1984 shembet xhamia e vjetër dhe ndërtohet e reja. Kjo ndërhyrje ia zgjati për disa vite jetën këtij tempulli fetar, mirëpo kishte në vazhdimësi nevoja, që ajo, megjithatë të përmbushë kërkesat e popullatës, e cila nga viti në vit po shtohej. Në vitin 2009/2010 ndodh kthesa më përmbajtësore e kronikës së kësaj xhamie. Filloi ndërtimi i saj që nga themeli, duke e shtuar sipërfaqen e truallit të xhamisë edhe për 350 metra katrorë. Xhamia e re “Kadi Çeshme” është dhuratë e familjes Destani. Kryefamiljari z. Lazim Destani, këtë tempull të shenjtë e dhuron në shenjë kujtimi dhe përkushtimi ndaj babait të tij të ndjerë Dalifit. Ndërtimi i xhamive shpërblehet me xhenet Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, Haxhi Sulejman ef. Rexhepi theksoi, se Allahu fuqiplotë në Kur’anin madhështor thotë se xhamitë janë shtëpitë e Zotit dhe në ato adhurohet, përkujtohet, madhërohet vetëm Allahu fuqiplotë. “Në këto ditë të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit jemi tubuar dhe ai që na ka tubuar është këtu afër meje, haxhi Lazim Destani, me veprën e tij madhështore edhe kombëtare e fetare. Është kënaqësi të qëndrosh në këtë vend dhe kënaqësi më e madhe është të bësh ibadet këtu. Pra, le ta dij Lazim Destani, se me siguri këtë bukuroshe që na ka dhuruar neve, këtë shtëpi të Allahut, do ta ketë qind për qind në jetë të përhershme. Kjo është kënaqësia më e madhe, ky është gëzimi më i madh duke i përjashtuar të gjitha punët tjera”, nënvizoi Rexhepi. Kurse myftiu i myftinisë së Tetovës, Alifekri Ef. Esati, pasi citoi një ajet kuranor potencoi: ”Nuk do të fitoni mirësinë e Allahut fuqiplotë, derisa nuk jepni prej pasurisë që e keni më të dashurën. Çdo gjë që të jepni në rrugë të Allahut, Allahu e di atë”, nënvizoi se këtë punë të hairit, këtë vakëf që haxhi Lazimi ia dhuroi Bashkësisë Islame me objektin dhe tokën që bleu, Allahu ishalla e shpërblen me Xhennet.” Ai nuk la pa përmendur edhe të gjithë ata besimtarë mysliman, të cilët prej fillimit kanë ndihmuar që në këtë vend të ngritet xhamia dhe kanë themeluar vakëf. Me këtë rast, imami i xhamisë Çeshma e Kadis, Aliriza ef. Ajdini, fjalën e tij e nisi me thënien e Pejgamerit Alejhi Selam, se kush ndërton një xhami në mëshirë që të arrijë kënaqësinë e allahut fuqiplotë, Allahu do t’i ndërtojë atij Xhenetin. ”Sot në këtë ditë të madhe të Ramazanit, xhemati i Kadi Çeshmës me krenari feston dy ndodhi të mëdha: përfundon agjërimi i muajit të Ramazanit dhe bëjmë inaugurimin e xhamisë së re. Xhaminë që sot e inaugurojmë trashëgon dy objekte, të cilat për një kohë shumë të shkurtër u ndryshuan”. Në emër të kryetarëve të komunave të Pollogut përshëndeti kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, i cili falënderoi familjen Destani për kontributin e dhënë në të gjitha sferat e jetës shoqërore, për të çuar përpara idealin tonë të përbashkët, për një Tetovë më të bukur, më të ndërtuar, duke ia dhuruar komunitetit edhe një tempull fetar. Në të ardhmen, kjo xhami do të jetë simbol i tolerancës e raporteve të mira ndërfetare dhe ndërinstitucionale, ku do të dominojnë vlerat e çmuara të fesë islame, tha Bexheti. L. Destani: E gëzofshim të gjithë xhaminë e re Më pas donatori, Lazim Destani ia dorëzoi simbolikisht çelësat e xhamisë së re, myftiut të Myftinisë së Tetovës Alifekri ef. Esatit dhe me këtë akt, xhamia u bë pronë e Bashkësisë Islame. Në shenjë falënderimi, myftiu Alifekri ef. Esati i dorëzoi z. Destanit mirënjohje, kurse kryetari i BFI, Haxhi Sulejman ef. Rexhepi një pikturë. Me këtë rast, Lazim Destani pasi falënderoi për dhuratat modeste, tha se faleminderimi i takon Allahut fuqiplotë, që na mundësoi të jemi sot në këtë ditë të madhe në Xhaminë Çeshma e Kadisë. “Kam nderin t’ju përshëndes juve, që jeni pjesëmarrës në këtë manifestim të përurimit të xhamisë “Çeshma e Kadisë”. Unë ndjehem i lumtur bashkë me familjen time, që mu dha mundësia ta ndërtojmë këtë xhami. Sot ua dhuroj juve dhe e gëzofshim të gjithë. Do të kemi mundësi të falemi, apo të dëgjojmë ezanin. Zoti i madh na shpërbleftë me shpërblimet e veta. Këtë dhuratë ia përkushtoj babait tim, i cili ka qenë anëtar i rregullt i kësaj xhamie. Pra, babë shpresoj se të kam gëzuar edhe ty”, tha Lazim Destani, donator i xhamisë “Çeshmja e Kadisë”. Foto nga atmosfera: .sig_cont { width: 230px; height: 220px; } | |
| | | Albi-ibro Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 1471 Data e regjistrimit : 06/05/2010 Mosha : 50 Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany
| Titulli: Re: Lajmet Ditore Sun 19 Sep 2010 - 22:52 | |
| Strugë, qytetarët ankohen për kaos urbanistik
Në Strugë, vetëm disa ditë pas fatkeqësisë tragjike në të cilën humbën jetën tre qytetarë të respektuar, po vazhdon tërbimi urban. Dhjetë metra larg banakut ku ndodhi fatkeqësia, prej dje intensivisht po ndërtohet një objekt i ri. Nga pushteti vendor thonë për Televizionin ALSAT-M se ata kanë lëshuar leje vetëm për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve, dhe jo leje për ndërtimin e objektit me material të fortë. Mirëpo, para se të mbërrijë ekipi ynë, këtu ishte e pranishme edhe makineria ndërtimore e cila gërmonte gropa disa metra të thella, rrëfejnë prapa kamerës qytetarët e Strugës. "Kryetari i komunës aspak nuk ka dalë nëpër qytet për të parë se çka po ndodh. E gjithë kjo që po bëhet këtu është ilegalisht. Turp, se çka po ndodh nëpër Strugë. Kjo që po ndërtohet tani është ilegale. Në Strugë nuk ka aspak rregull", tha njw qytetar i Strugës. Jo-zyrtarisht mësojmë se objekti i cili do të ndërtohet është në pronësi të një këshilltari nga radhët e BDI-së në Këshillin e komunës së Strugës. Kryetari i komunës, Ramiz Merko, tha përmes telefonit për Televizionin ALSAT-M se për herë të parë po dëgjon se në këtë vend do të ngritët objekt me ndërtim të fortë. Ndonëse nuk dinte se kush është pronari, ai tha se komuna lëshoi leje për vendosjen e pajisjeve urbane, përkatësisht për vendosjen e pllakave të bekatonit ku do të vendosen tavolina dhe karrige. "Duhet të vijë inspeksioni dhe të kontrollojë. Pse lejohet të ndërtohet këtu ilegalisht. Kjo po ndodh në lokalitetin “Galeb”. Të gjitha plazhet i dhanë, kurse tani a duhet edhe “Galebin” ta marr dikush. “Galebi” i takon Strugës. Kjo hapësirë nuk është dhënë me koncesion, kurse po ndërtohet. Çdo gjë është shkatërruar. Nga shtyllat merret rryma elektrike. Le të kalojë inspeksioni pranë bregut dhe le të shikojë se sa tela të energjisë elektrike janë lidhur ilegalisht", deklaroi një qytetar i Strugës Merko, tha gjithashtu se do të duhet të kontrollojë se çka po ndodh e pastaj do të përgjigjet në të gjitha pyetjet. Burime nga komuna, që këmbëngulin në anonimitet, thonë për Televizionin ALSAT-M, se me sjelljet e tilla keqpërdoret ligji për vendosjen e pajisjes urbane, ku saktësisht është përcaktuar se cilat pajisje mund të vendosen. Miki Trajkovski | |
| | | Albi-ibro Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 1471 Data e regjistrimit : 06/05/2010 Mosha : 50 Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany
| Titulli: Re: Lajmet Ditore Sun 19 Sep 2010 - 22:54 | |
| LSDM, Gruevski ndërton mite të rrejshme LSDM-ja opozitare edhe sot ka vazhduar me akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Nikolla Gruevski. Deputeti i kësaj partie, Jani Makraduli deklaroi se kryeministri Gruevski ka ndërtuar mite të rrejshme tek qytetarët e Maqedonisë, se gjoja VMRO-DPMNE-ja ndërton ndërsa LSDM-ja shkatërron. “Shihet qartë se Gruevski ka harxhuar 4 vite nga jeta e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë me ndihmën e miteve të rrejshme. Një nga këto mite është se VMRO-DPMNE ndërton, derisa LSDM-ja nuk ka ndërtuar asgjë, gjë që dëshmohet se nuk është kështu. Mjafton të bësh një qark rreth e rrotull Shkupit apo Maqedonisë, me përjashtim nëse për Gruevskin ndërtimi përbëhet nga hedhje e lopatave në gurë-themele”, deklaroi Jani Makraduli, deputet I LSDM-së. Kryeministri Gruevski në akuzat e ditëve të fundit të LSDM-së sheh etjen e socialdemokratëve për pushtet. Sipas tij ky është stil i punës së Branko Cërvenkovskit, megjithatë Gruevski shprehet se janë qytetarët ata të cilët në zgjedhjet e ardhshme do të dëshmojnë në vepër se kush e meriton besimin e tyre. “Kjo mua aspak nuk do të më befason sepse ai është stili i punës së Branko Cërvenkovskit, ata me muaj të tërë lajmërohen në grupacione të ndryshme, punëtor të falimentuar, ushtarë profesionist, prodhues të qumështit, ata që janë të pakënaqur nga diçka e kështu me radhë. Praktikisht i bindin dhe i detyrojnë, ndonjëherë edhe me forcë të dalin dhe të protestojnë duke besuar se në atë mënyrë do të krijojnë përshtypje për punë negative të qeverisë dhe se në zgjedhjet e ardhshme pikërisht për këtë qytetarët Branko Cërvenkovskit do t’ia japin besimin”, kundërpërgjigjet Nikolla Gruecvski, kryeministër I Maqedonisë. Përplasjet mes subjekteve politike si te ato maqedonase por edhe shqiptare i ngjasojnë fushatës zgjedhore. Megjithatë kryeministri në disa raste ka deklaruar se nuk mendon për zgjedhje të parakohshme pasi siç thotë për momentin është i përqendruar në përmbushjen dhe realizimin e programit qeveritar. Bedri Rexhallari | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Nju Jork, agjendë për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë Sun 19 Sep 2010 - 22:55 | |
| Nju Jork, agjendë për bisedimet mes Kosovës dhe SerbisëGjatë kësaj jave në Nju Jork pritet të definohet agjenda e bisedimeve të ardhshme në mes të Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Catherin Ashton pritet të zhvillojë takime të ndara me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentin e Serbisë Boris Tadiq, në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, nga të cilët ajo pret të merr propozim-temat që do diskutohen gjatë procesit të bisedimeve Prishtinë-Beograd. Baronesha Ashton, sipas mediave në Prishtinë, pas marrjes së propozimeve nga të dy palët do të harmonizojë një agjendë të vetën mbi bazën e të cilës do të zhvillohet bisedimet e ardhshme, të cilat Bashkimi Evropian do të parapëlqente që të nisnin me një shtrëngim simbolik të duarve në mes të Kryeministrit kosovar Thaçi dhe Presidentit serb Tadiq. Temat e para të bisedimeve pritet të jenë jo politike, por që kanë të bëjnë me çështjen e të pagjeturve, lirinë e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa që në fund temë e pashmangshme e tyre do të jetë veriu i Kosovës. Serbia, sipas meidave serbe, do të përpiqet që nga këto bisedime të nxjerr një status special për veriun e kontrolluar aktualisht nga strukturat paralele serbe, por që kundërshtohet nga Prishtina zyrtare e cila insiston në respektimin e plotët ë pakos së Ahtisaarit, e cila parasheh të drejta shtesë për pakicën serbe. Gjatë kësaj jave drejtuesit më të lartë në Kosovë do të zhvillojnë aktivitet të ngjeshur lobues në Nju Jork, në margjina të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme. Kryeministri Hashim Thaçi ka udhëtuar të shtunën drejt Nju Jorkut ndërsa Presidenti Fatmir Sejdiu udhëtoi sot. Krerët e shtetit pritet të zhvillojnë një varg takimesh me liderë dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës. Presidenti Sejdiu do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkaura, Barak Obama, me rastin e fillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, si dhe do të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Harvardit. Në Nju Jork po qëndron edhe shefi i diplomacisë kosovare Skënder Hyseni, në përpjekje për të fituar njohje të reja për shtetin e Kosovës. Shkëlzen Osmani | |
| | | Albi-ibro Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 1471 Data e regjistrimit : 06/05/2010 Mosha : 50 Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany
| | | | Albi-ibro Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 1471 Data e regjistrimit : 06/05/2010 Mosha : 50 Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany
| | | | Albi-ibro Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 1471 Data e regjistrimit : 06/05/2010 Mosha : 50 Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany
| | | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lajmet Ditore | |
| |
| | | | Lajmet Ditore | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |