Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: E folura e foshnjes Sat 11 Jul 2009 - 12:03 | |
| E FOLURA E FOSHNJES
Në kohën e Muhammedit a.s jetonte një grua e cila nuk e donte Resulull-llahun dhe nuk linte fjalë të keqe pa thënë për Të.
Një ditë gruaja kishte dalë së bashku me djalin e saj 2-3 muajsh. Gjatë rrugës pa Resulullahun dhe mendoi ta shante. Por përpara se të fillonte të fliste ajo, filloi të flasë foshnja në djep: “Selam për ty o i Dërguari i Allahut, O Muhammed i biri i Abdull-llahut!”. Gruaja ngriu në vend nga cudia. Resulullahu iu drejtua foshnjës duke buzëqeshur dhe i tha: “Nga e di që unë jam i Dërguari i Allahut? Kush ta ka mësuar ty emrin tim dhe emrin e babait tim?”
Fëmija tha: “Mua këto m`i ka mësuar Krijuesi i botës Allahu .Ai All-llah, që krijon cfarë të dëshirojë”. Foshnja pushoi pak dhe pastaj filloi të fliste përsëri: “O i Dërguari i All-llahut bëj dua për mua që të bëhem unë shërbyesi yt në Xhennet!”. Pejgamberi a.s bëri dua për foshnjën, ndërsa foshnja që mbeti i kënaqur nga kjo filloi të flas rishtas: “Sa fatlum është ai që të beson ty dhe bëhet besimtar, dhe sa fatkeq është ai, që nuk të beson ty dhe bëhet mohues! All-llah,poshtroi ata edhe në këtë botë edhe në ahiret!” Pasi tha këto fjalë foshnja ra në shehadet dhe dha shpirt.
Gruaja që zuri mend nga ngjarja e cuditshme që pa, u bë menjëher muslimane dhe duke qarë tha: “Më fal o Resulall-llah! Jam shumë e pikëlluar për jetën time, që e kam kaluar si mëkatare!” Resulull-llahu u kthye nga gruaja dhe tha këto fjalë: “Po të jap një lajm të mirë! Tani po shoh shumë engjuj që po sjellin qefinin tënd nga Xhenneti”. Gruaja sapo dëgjoi këto fjalë menjëher dha shpirt duke rënë në shehadet, ashtu si foshnja e saj.
| |
|