Rënkim i besimtarit,
kur pabesimtarin vajton!
Sa të pavlerë më jeni në sytë e mi, o ju njerëz, që vetja ju duket “të parëndësishëm”! Sa të vegjël më jeni në sytë e mi, o ju njerëz, që vetja ju duket të mëdhenj pa Zotin e gjithësisë! Sa të dobët më jeni, o ju njerëz, që ju ka robëruar malli e pasuria, epshi e lakmia! Sa të ulët më jeni, o ju njerëz, kur ju shoh sesi krenoheni për pozitën që ju duket se e keni! Sa të pandershëm më jeni, o ju njerëz, që madhëroni krijesat, e nuk madhëroni Krijuesin! Sa të pështirë më jeni, o ju njerëz, që adhuroni pikën e ngjizur e të fëlliqur, e cila në sytë tuaj duket madhështore! Sa të pamend më jeni, o ju njerëz, që harroni vdekjen, ringjalljen, ditën e Llogarisë, takimin me Zotin e çdo gjëje! Sa të pamoralshëm më jeni, o ju njerëz, që shitni nderin e dinjitetin tuaj për diçka që pa Zotin nuk do ekzistonte!
O ju njerëz që ju mashtroi jeta e kësaj bote, harruat fillimin tuaj sesi ishte?! Jua përkujtoj, s’ishe asgjë, Zoti urdhëroi dhe u bëre, dhé, pastaj pikë uji, pikë e ngjizur, copë gjaku, copë mishi, eshtra, mish, e u bëre krijesë. Harrove se ishe asgjë?! Harrove se ishe një pikë uji?! A harrove se në dhé do të kthehesh?! O njeri, që epshi e lakmia të ka kapur me litar e po të tërheq, ke pyetur se kush t’i dha të parit, të dëgjuarit, të nuhaturit, të shijuarit, të prekurit?! Po mendjen, që ti e ke mbyllur në shtatë dryna!
Rënkim i besimtarit, kur sheh pabesimtarin!
Çfarë shqisa ka pabesimtari?! Ka të folur, por të folurit e tij nuk është sikur të folurit e besimtarit. Pabesimtari flet pa zemër e pa mendje. Flet me bark, me epsh. Si nuhat pabesimtari? Pse ka nuhatje pabesimtari?! Po të kishte shqisën e nuhatjes do ndiente erën e ligësive dhe të ndyrësive; pabesimtari zor e ka erërat t'i dallojë. Pabesimtari është i verbët, sy ka, po, ama shohin siç shohin mushkonjat... (... e më keq!), vetëm gjak, mish. Po pabesimtari a ka shije? I ka të kundërta, e hidhura i duket e ëmbël, e ëmbla e hidhur. Zemrat e tyre vetëm gjakun e mbledhur prej papastërtisë nga vetja e largon dhe nëpër trup e shpërndan.
S’ka zemër, zemrën e ka të vdekur. E mendje, hiç e më hiç. Sa ka mendje majmuni, po, sepse pabesimtari pason verbërisht, nuk arsyeton, nuk logjikon. Ka shqisën e të prekurit, por s’prek gjë e të mos e dëmtojë. Të dëgjuarit e ka të mbushur me llumin e mbledhur prej gjakut të papastër. Shqisa e dëgjimit të tij s’pranon veçse çka i përgjigjet zemrës së nxirë e gjakut të prishur. Njerëzit janë pika të ngjizura. Sa të vegjël janë në sytë e besimtarëve!
Po pasha Allahun sa i vogël më je në sytë e mi, o krijesa të Zotit tim, e sa rëndë më vjen, juve, pabesimtarë, t’ju lë afër emrit të Zotit tim, o krijesa kundërshtuese të Krijuesit të çdo gjëje.
Sa i Butë, i Urtë e i Mëshirshëm që është Zoti im, Zoti i çdo gjëje!