Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Erdogan: Jap dorëheqje nëse konfirmohen informaconet e 'Wikileaks"-it Sun 5 Dec 2010 - 1:25 | |
| Erdogan: Jap dorëheqje nëse konfirmohen informaconet e 'Wikileaks"-it Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ka paralajmëruar se do të japë dorëheqje nga posti i tij nëse vërtetohen të thënat që përmenden në korrespondencën zyrtare mes diplomatëve amerikanë të Departamentit të Shtetit, të publikuar në veb faqen “Wikileaks”. Në dokumentet që u publikuan nga “Wikileaks” theksohen gjëra shumë të pakëndshme për liderët e shumë vendeve, përfshirë edhe Turqinë.Rreth tetë mijë fajlle nga më shumë se 250 mijë, kanë të bëjnë me korrespondencën e diplomatëve amerikan në lidhje me Turqinë.Ajo që është më intrigante, është informacioni se kryeministri Erdogan ka hapur xhirollogari në tetë banka në Zvicër.“Nuk kam në Zvicër as edhe një cent. Nëse akuzat të drejtuara në adresën time, vërtetohen si të sakta, unë do të lëshojë funksionin tim dhe do të tërhiqem nga imuniteti i deputetit”, ka deklaruar Erdogan.Ai ka ftuar autoritetet amerikane që të pyesin ndër diplomatët e tyre për shpifjet e bëra ndaj tij dhe për marrëdhëniet e Turqisë me diplomatët amerikanë. / Zhurnal / | |
|