Arabia ishte dhe do të kthehet në kullosa e lumenj.
Ky është njëri nga shkencëtarët më të shquar të Biologjisë, i specializuar në zonën që gjendet mes Arikës dhe Gadishullit Arabik. Ky shkencëtar u takua me një dijetar musliman.
Shkencëtari musliman e pyeti atë:
"A posedon ndonjë argument që dëshmon se toka e arabëve ka qenë kopshte dhe lumej? Tha: Kjo është e njohur tek ne, dhe këtë gjë e dijnë shkecëtarët e specializuar..
Tha: Cili është argumenti?
Shkencëtari tha: Në gadishullin arabik ka fundërri lumjesh të cilat vërehen në shumë vende, siç është gjetur një fshat i groposur nën shkretëtirat e Rub'ul Hali. Në të ka zona të forta, me gurrë. Poashtu janë gjetur zona tjera të forta, dhe kur u kontrolluan, kur ja dolën rrënjë të drunjve të mëdhej.
E gjithë kjo dëshmon se këto vende dikur kanë qenë kopshte, kullosa dhe lumej.
Zona e Rub'ul Halit, kjo shkretëtirë e shkretë dhe e thatë dikur ka qenë kopshte dhe lumej. Kjo është një gjë e vërtetuar tek shkencëtarët e Biologjisë, të cilët gjëtët argumente me të cilat vërtetojnë një gjë të tillë.
Pastaj e pyeti një pyetje tjetër. I tha: Por posedon ndonjë argument se toka e arabëve do të kthehet në kullosa dhe lumej?
Shkencëtari tha: Edhe kjo poashtu është e njohut tek ne. Tha: Cili është argumenti?
Tha: Copat e mëdha të ujit të ngrirë janë kthyer kah Jugu. Ky fenomen shkaktoi që para disa viteve dimër shumë të acaruar në Evropë dhe në Amerikë. Të drejtuarit e këtyre copave të mëdha të ngrira kah Jugu do ta ndryshon klimën e tokës. Ndërsa me ndryshimin e klimës së tokës do të ndryshohen vijat e shiut dhe patjetër do të vijë një ditë në të cilën toka e arabëve do të kthehet ashtu siç ishte, me kullosa dhe lumej.
Dijetari musliman i tha shkencëtarit biolog:
Ç'mendim ke për një njeri i cili para 1400 viteve ka thënë:
"Nuk do të bëhet kijameti përderisa të shtohet pasuria deri në atë shkallë sa që njeriu i pasur del me pasurinë e tij që t'a jep zeqatin dhe nuk gjen askënd që ta pranon prej tij, dhe përderisa të kthehet toka e arabëve në kullosa dhe lumej."
Përsosmëria dhe elokuenca e hadithit qëndron në fjalën "të kthehet" që domethënë se ajo ka qenë dikur, dhe se do të jetë përsëri ashtu si ka qenë me kullosa dhe lumej.
Sepse sikur të kishte thenë "derisa të bëhet" do të kuptonim se ajo nuk ka qenë ashtu në të kaluarën. Pra fjala e përshtatshme është "të kthehet." që ta përfshin kohën e kaluar dhe të ardhmen.
Ky hadith është i vërtetë. U habit ky shkencëtar i huaj nga hadithi i Muhamedit a.s. sepse femomenet e tilla i ka zbuluar në dhjetë vitet e fundit.
Muhamedi a.s. e dinte këtë fenomen që para 1400 viteve, për të cilit fenomen duhet një studim të gjatë, udhëtime të vështira në thellësitë e shkretëtirave, studim të natyrës së motit në tokë etj.
Ky është një argument më shumë i cili e vërteton profetësinë e Muhamedit a.s. i cili nuk flet nga mendja e tij, por të gjitha fjalët e tij janë fjalë të shpallura nga Allahu Famëmadh.
Allahu thotë në Kur'an:
"Dhe ai (Muhamedi) nuk flet nga hamendja. Por ajo është shpallje që i shpallet."
(Nexhm 3-4)
Marë nga libri:Argumentet shkencore në Kuran
nga autori Abdulmeshid Zindani.