Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Papandreu: Turp që nuk kemi një xhami në Athinë Mon 13 Dec 2010 - 9:02 | |
| Papandreu: Turp që nuk kemi një xhami në Athinë Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu ka deklaruar në parlamentin grek të premten se është turp që në Athinë nuk ndërtohet një xhami."Është një turp, kanë kaluar mbi 25 vjet kur Andreas Papandreu kishte parashikuar për të pasur një xhami në Athinë, dhe ne mund të krijojmë një ambient të tillë. Për këtë po ecim shumë shpejt drejt këtij procesi”, ka theksuar ai.“Ka konsensus të gjerë për ta bërë këtë. Është një e drejtë. Përkohësisht do të ketë një vend për adhurimin e myslimanëve. Për shkak të mungesës së vendeve të kultit, besimtarët myslimanë detyrohen t’i kryejnë ritet në hapësira gjysmë të parregullta, duke i detyruar të shkojnë në parqe dhe pastaj ata shihen si rebelim apo protestë, në një kohë kur duhet të jetë një ngjarje normale”, transmeton gazeta Start fjalët e kryeministrit grek.“Kjo nuk i përket vetëm të huajve, të cilët vijnë dhe vendosen në vend, por edhe pakicave myslimane në Thrakë, disa prej të cilëve janë në Athinë, jetojnë dhe punojnë”, vijoi Papandreu duke u përgjigjur në një pyetje të kryetarit te partisë nacionaliste LAOS. | |
|