Zudi Fejzuli Administrator
Numri i postimeve : 633 Data e regjistrimit : 17/05/2010 Nacionaliteti-Sheti : Bologna.Italy
| Titulli: Dijetaret i befasojne udheheqsit! Wed 2 Mar 2011 - 20:39 | |
| Tregohet se Hisham bin Abdul Meliku shkon në në Qabe, e kur hyn në Qabe thotë: “Me sillni ndonjërin prej sahabëve” I thonë: “O Emir i besimtarëve, ata kanë vdekur”. Po prej tabi’inëve. Dhe ia sjellin Tavus el Jamanijun. Kur hyn Tavusi, i heq papuçet dhe e përshëndet Emirin e besimtarëve, duke mos e thirr me titull, si dhe ulet pranë tij pa i kërkuar leje. E i thotë: “Si je o Hishan?” Hishani hidhërohet aq fortë sa që dëshiron ta mbysë. I thonë: “O emir i besimtarëve, ti je në Qabe, e i dërguari i Allahut s.a.v.s. i ka ndaluar trazirat dhe vrasjet në Qabe”. Atëherë i thotë: “O Tavus, çka të shtyri të sillesh kështu?” I thotë: “Po si u solla?” I thotë: “I hoqe papuçet, nuk m’u drejtove me “O emir i besimtarëve”. Nuk më thirre me titull, u ule pranë meje pa kërkuar leje dhe the: “O Hisham, si je?” Tavusi i thotë: “Sa i përket heqjes së papuçeve para se të ulem, po them se unë nuk po i heq papuçet për Zotin e Gjithëfuqishëm për çdo ditë nga pesë herë, e Ai as nuk po më dënon, e as nuk po hidhërohet. Ndërsa, nuk të kam thirrur “o Emirë i besimtarëve”, ngase çdo besimtar nuk është i kënaqur me qeverisjen tënde, e u frikësova se mos po bëhem rrenacak. Sa i përket asaj se pse nuk të kam thirrur me titull. Zoti i Lartmadhëruar i ka thirrur pejgamberët: O Davud, O Jahja, O Isa, ndërsa armiqtë i ka thirrur me titull: “Iu thafshin duart Ebi Lehebit, ashtu siq ju kanë tharë”. Ndërsa sa i përket asaj se pse jam ulur pranë teje, unë kam dëgjuar Ali bin Ebi Talibin duke thënë: “Nëse dëshiron për ta parë banorin e xhehenemit shiko njeriun, i cili rri ulur, përderisa pranë tij të tjerët qëndrojnë në këmbë”. Pastaj ai thotë: “Më jep një këshillë”. Tavusi i thotë: “Kam dëgjuar Ali bin Ebi Talibin r.a. duke thënë: “Në xhehenem ka gjarpërinj të mëdhenj dhe akrepa të mëdhenj sa mushkat, të cilët kafshojnë çdo udhëheqës, i cili nuk është i drejtë me popullin e tij”.
* * *
Tregohet se Eba Gujath, i njohur si mistik, jetonte pranë varrezave të Buharës. Shkon në qytet për ta vizituar një vëlla. Dy djemtë të Emirit - Naser bin Muhamedit dhe me ta edukatorët e emëruar dilnin nga shtëpia e tij. Kur i sheh thotë në vetvete: “Oh, çka më ndodhi, po nëse tani heshti unë jam bashkëfajtor me ta”. E ngrit kokën në qiell, kërkon mbështetje prej Allahut, e merr një shkop dhe u mëshon njëherë, ndërsa ata ia mbathin me të katërtat në shtëpinë e sulltanit, dhe i tregojnë Emirit atë që ndodhi. Emiri e thërret dhe i thotë: “A e di se ai, i cili del prej sulltanit (i tejkalon kufijtë) përfundimin e ka në burg”. Ebu Gajathi i thotë: “A e di se ai, i cili del prej të Gjithëmëshirshmit (i tejkalon kufijtë e Tij) përfundimin e ka në xhehenem. - Kush të ka emëruar inspektor. - Po ai që të ka emëruar Emirë. - Po mua më ka emëruar Halifja Emirë. - Po mua inspektor më ka emëruar Zoti i Halifes. Emiri thotë: Të kam emëruar inspektor në Samerkand. Ebul Gajathi thotë: “Kam dhënë dorëheqje prej atij posti”. Emiri thotë: “Çudi me ty, inspekton aty ku nuk je i emëruar. Ndërsa ke dhënë dorëheqje aty ku je emëruar e nuk inspekton”. Ebu Gajathi: “Për arsye se nëse ti më emëron, prej aty më shkarkon, ndërsa aty ku më emëron Zoti im nuk më shkarkon asnjëherë”. Emiri: “Kërko diç, do të ta jap”. Ebu Gajathi: “Më kthe rininë”. Nuk është në kompetencën time, po a ke ndonjë nevojë tjetër. - Shkruaj që meleku i xhehenemit të mos më dënojë me zjarr. - Edhe kjo nuk është në kompetencën time. - A ke ndonjë kërkesë tjetër? - Thuaj Melekut të xhenetit të quajtur Ridvan të më shpie në xhenet. - Edhe kjo nuk është në kompetencën time. - Të gjitha janë në kompetencën e Allahut, i Cili i ka në dorën e Tij çdo nevojë, dhe çdo gjë që kërkoj prej Tij, Ai më përgjigjet. - Emiri ia liroi rrugën dhe u befasua me trimërinë dhe imanin e fortë të tij.
Mundesoi.......... Zudi-Fejzuli | |
|
Mr.Uzeir-Ibrahimi S.Moderator
Numri i postimeve : 1543 Data e regjistrimit : 19/12/2009 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.
| Titulli: Selam Wed 2 Mar 2011 - 22:02 | |
| Selam vëlla, Allahu të shpërbleft për këta tekste shum të bukura dhe kuptimplotë. | |
|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Re: Dijetaret i befasojne udheheqsit! Thu 3 Mar 2011 - 9:49 | |
| mashalah me ke knaqur vlla me kete tekst dhe ekto tregime qe i dnegjova inshallah na ben Allahu si keta burra te mdhej ta kem imanin e till....Amiin
wes-selamu alejkum | |
|
Zudi Fejzuli Administrator
Numri i postimeve : 633 Data e regjistrimit : 17/05/2010 Nacionaliteti-Sheti : Bologna.Italy
| Titulli: Re: Dijetaret i befasojne udheheqsit! Thu 3 Mar 2011 - 18:36 | |
| Wealejkum selam vllezer te fes, gjithashtu,,, Allahu ju meshiron per minutat e caktuara qe ja keni kushtuar asaj qe eshte me dashur tek Allahu, ''Shembulli'' eshte permirsim, kurajo, pasqyre dhe udhezim ne te mire. Sepse ne njerzit e mire e zbukuron moralin te cilet gjithmone ka nevoje per shtjellime, kurse ne njerzit e kqinje aryme qe t'i gjejme difektet tona, duke i kthyer ato ne vepra pozitive . | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Dijetaret i befasojne udheheqsit! | |
| |
|