Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ashku hynor qëllimi sublim Tue 9 Aug 2011 - 15:21 | |
| Ishtrenjtë! Duhet ta dish se miqtë e Allahut kanë thënë: “Ashku është pika e fundit e dashurisë.Udhëzimi dhe përkujdesja e Zotit për miqtë e Tij.Ashku dritë përmbi dritë, në zemër dhe në shpirtë.Ashku hyjnor nuk di kurrë të zërë karar dhe të qetësohet.Prandaj edhe zjarri I ashkut e djeg përherë nga Brenda gjerë e gjatë rreth arsyeve material dhe lojës me fjalë”.
Enigmat shkojnë drejt zemrës së ashikut, sepse tek ai janë pleksuar me njëra-tjetrën fjala dhe vrojtim.Burimi I ashikut nuk ka të ngjajshëm, sepse ai është burimi I njësimit dhe udhës së Zotit.Ashiku e konsideron veten të nëncmuar dhe të pavlerë,sepse vetëm kështu arrin ta madhërojë dh eta respektojë “Atë” për të cilin ka rënë në ashk.Hallet dhe qederet I duken ëmbëlsira ashikut.Për njeriun që arsyeton sipas kësaj bote,ato janë fatkeqësi.
Nëse në një shpirt shkëlqejnë si vetëtima rrezatimet e të dashurit, dije mirë se aty ka lindur dielli I dashurisë.Dashuria nuk është forma e jashtme,por kuptimi I shpirtit,sepse në castin e vdekjes duket qartë se si shpirti nuk e dashuron trupin e pajetë.Në këtë mënyrë,ashiku I formës është I mashtruar dhe fatkeq.Ashiku I shpirtërores është I lumtur,sepse ashku I tij është I vërtetë.
Në qoftë se në zemrën tënde dashuria për Zotin është dyfishuar, dije se edhe Ai të do ty.A mund të lëshojë tinguj një dorë e vetme, pa u përplasur me një tjetër?!
I eturi qan se ku mund ta gjejë ujin që do t`I shuajë etjen, ndërsa uji gurgullon duke thirrur për të eturin.Etja e shpirtit është një tërheqje e pashembullt.Ne ekzistojmë për hir të Tij…. Fundi I ahskut është qëndrimi I përhershëm me të dashurin.Por fillimi I përherësisë, për ashikun është shumë I rëndë, sepse ai kalon nga vetja tërësisht.Ashku është aq I virtytshëm, saqë njeriut I zhvlerëson ekzistencën e tij. Mosnjohja e dëshirave të erëta të nefsit dhe e madhështisë së ashkut, e ka bërë njeriun shumë injorant dhe zullumqar.Lepuri I doli para luanit, kur shkoi pas nefsit të tij.U hodh në krahët e tij me dëshirën e vet, për shkak të injofrancës.Megjithëse është kaq injorant dhe zullumqar, në këtë botë njeriu ka nënshkruar vepra shumë të drejta dhe ka grumbulluar njohuri të shumta.Ai e ngarkoi veten shumë rëndë kur pranoi të merrte përsipër amanetin që edhe toka edhe mallet ngurruan ta marrin… | |
|