Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Speca të mbushur me gjizë | |
Duke qene se jemi ne vere, dhe kjo eshte periudha me e mire per te blere speca te fresketa ne merkate, sot po iu propozojme nje recete shume te shijshme: specat e mbushura me gjize. Por nese gjiza nuk iu pelqen, mund ta zevendesoni ate me mocarela ose filadelfia.
Perberesit per 4 persona:• 4 speca me tul • 2 patate mesatare • 150gr gjize • 3 luge djath kackavall • 1 veze • 1 thelb hudher • borzilok • kripe • piper Pergatitja:Pastrojme specat, i ndajme ne gjysme, heqim farat e brendeshme dhe i ziejme ne uje me kripur te valuar per 2 minuta. Ziejme patatet ne uje te kripur per rreth 30 minuta dhe kur jane akoma te nxehta i shtypim me kujdes; shtojme hudhren dhe borzilokun te grira holle, djathin kackavall te grire, gjizen, vezen dhe pak kripe e piper duke i perziere shume mire te gjithe perberesit. Me kete mase mbushim specat, i vendosim ne nje tave qelqi te lyer me vaj dhe i pjekim ne furre te nxehte ne 180 grade celcius per rreth 40 minuta, ose derisa te jene zbutur. | |
|