Wassam Azaqeer, me prejardhje nga Libani, jeton në “Grenland” e rrethuar me
akull dhe është i vetmi
mysliman në atë vend, dhe me një vendosmëri të madhe agjëron 21 orë.
Grenlanda ishulli më i madh në botë është një krahinë daneze vetëqeverisëse, e cila gjendet ndërmjet Oqeani Arktik dhe atij Atlantik, në lindje të Arkipelagu Arktik Kanadez .
Sipas raportit të Arab Tv, Wassam apo siç e quajnë “Kolombo arab” jeton në Grenland vitet e fundit dhe është i vetmi mysliman, ka një restorant në kryeqytetin e Grenlandës Nuuka dhe në ditë ka afër 200
mysafir.
Muaji i Ramazanit këtë vit është në periudhën e verës kështu që Wassam duhet të agjëroj 21 orë dhe pas iftarit ka vetëm dy orë për t’u përgatitur për syfyrin dhe të filloj ditën e re të agjërimit.
Gjatë këtyre dy orëve ai duhet të fal edhe akshamin dhe jacinë. Wassam thotë se është një mysliman shumë krenarë sepse jeton në një vend ku është i vetmi që agjëron dhe fal namazin për hir të Allahut.
Ai ndonjëherë mendon që muajin e Ramazanit ta kalojë në Liban, mirëpo ndalet kur mendon se nëse e lëshon vendin, askush nuk do të agjëroj dhen fal namazin në Grenland.
(Breziiri)
Thu 25 Aug 2011 - 20:36 nga Shemsi