Bajrami kaloi, mirëpo myslimanët e Gazës nuk kanë harruar të vizitojnë edhe fqinjët e tyre të krishterë, duke treguar një komunikim dhe mirëkuptim të shkëlqyer fetarë. Xhemil El-Suri, një i krishterë nga Gaza, thotë se i do myslimanët për shkak të sjelljes së mirë të tyre ndaj tij. Ai blen tesha të reja për Bajram, ndërsa familja e tij bën ëmbëlsira, apo siç i quajnë në Gaza kaa’ek, njëjtë sikur myslimanët.
El-Suri thotë: “Dua të festojë Bajramin dhe festat tjera me myslimanët, ne jetojmë shumë mirë një jetë të përbashkët pa dallime, të gjithë jemi vëllezër. Fëmijët e krishterë mblidhen së bashku dhe bëjnë kaa’ek me gëzim të madh. Ne e presim Bajramin e Ramazanit dhe atë të Kurbanit me zemra e mbushura plotë gëzim. Gëzimi dhe hareja mbushin zemrat tona në këto ditë sikur të ishim mysliman”, shtoi ai.
Nasr el-Jilda, një artist i krishterë që jeton në pjesën perëndimore të Gazës thotë se të krishterët në këtë vend jetojnë pa asnjë ndjenjë ndarje dhe dallimi fetarë. Ai shton se:
“Mund të ndjeni se në Gazë nuk ka të krishterë dhe mysliman, këtu ka vetëm palestinez. Duke ndalur televizorin me nisjen e ezanit ai thotë se: “Myslimanët na urojnë festat tona, ashtu veprojmë edhe ne, raporti mes myslimanëve dhe neve bazohet në sjelljen reciproke.”
Ai më tej shton: “Ne e duam Kur’anin sepse në shumë ajete përmenden të krishterët dhe një kaptinë e tërë mban emrin e Marijës dhe rrëfimet për Jezu Krishtin. Mund të largohem nga vendi, mirëpo nuk dua deri sa familje ime ndjehet rahat këtu.”
(Breziiri)