Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Vrasësi I zemrës, kafshata harram Sun 9 Oct 2011 - 14:44 | |
| I Dërguari I Allahut, I cili paralajmëron që duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të mos rënë në harram, në një nga hadithet e tij porosit në këtë mënyrë: “Edhe hallalli edhe harrami dihen qartë, por në mes këtyre dy gjërave ekzistojnë edhe disa gjëra të dyshimta, që u ngjajnë të dyve për të cilët njerëzit nuk janë të njoftuar dhe nuk mund ta dallojnë se a është hallall apo harram. Ata që do të qëndrojnë larg këtyre gjërave të dyshimta do ta kenë mbrojtur fenë, nderin dhe krenarinë e tyre; kurse njeriu që shëtit në sipërfaqen e dyshimtë, është sikur bariu që I kullotë dhentë në fund të një korije.Ashtu siç ka mundësi që çdo moment dhent të rëshqasin në kori, në të njëjtën mënyrë edhe personi që ec në sipërfaqen e dyshimtë, gjithmonë është ballë për ballë me mundësinë që të hyjë në harram.Dijeni që çdo mbret e ka nga një kori;koria e Allahut janë harramet.Edhe këtë ta dini mirë se në trupin e njeriut është prezent një pjesë mishi; nëse kjo pjesë e mishit është e shëndoshë , atëherë krejt trupi është I shëndoshë, kur të prishet ajo pjesë e mishit, atëherë prishet krejt trupi, ja, ajo është zemra.
Si pasojë, njëri nga miqt e Zotit ka porositur në këtë mënyrë: “Ndonjëherë, vetëm me një kafshatë harram zemra mund të ndryshohet dhe të tjetërsohet në atë mënyrë saqë edhe një kurrë nuk mund ta marrë gjendjen e mëparshme. Të gjitha gjynahet e ngurtësojnë zemrën dhe posaçarisht pengojnë në ngritjen e namazit të natës.Kafshata haram ëhstë pengesëa më e madhe për të shëndritur natën me namazin e natës (tehexhudin) dhe me adhurimet e natës.
Kurse kafshata hallall, ndikon aq pozitivisht dhe e gjallëron në atë mënyrë zemrën e nejriut , saqë asgjë tjetër nuk mund të ndikojë sikur ajo; zemrën e udhëzon në të mirë dhe në adhurim.Ata që e mbajnë nën kontroll zemrën e tyre , e dinë mirë ndikimin e kafshatës haram dhe rikut hallall.Përveç dëshmisë së Islamit, këta njerëz këtë gjë e dinë edhe nga përvojat e tyre. | |
|