Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Pse transferohet vrasësi Trifunovski nga Shutka në Prilep? Mon 5 Mar 2012 - 10:59 | |
| Nga burgu hetues i Shutkës vrasësi i dy shqiptarëve të Gostivarit polici Jakim Trifunovski është transferuar në burgun e Prilepit, mëson Alsat M. Nga ministria e drejtësisë nuk japin arsyen pse ai është transferuar vetëm thonë për Alsat M se transferimi është konform procedurave ligjore. Transferi i Trifunovskit sipas burimeve nga ministria e drejtësisë është e drejtë ligjore e gjykatësit hetues, i cili në bashkë koordinim me Drejtoritë e burgut merr një vendim të tillë. “Gjykatësi hetues në bashkë koordinim me Drejtorinë e burgut vendos se personit të cilit i shqiptohet masa e paraburgimit, në cilin burg do ta vuaj dënimin. Ky nuk është rasti i par e as i fundit, rastet e tilla janë të shpeshta, megjithatë nuk përjashtohet si shkak edhe shkalla e rrezikshmërisë së të akuzuarit, megjithatë për gjithë këtë proces fjalën e fundit e ka gjykatësi hetues”, kështu thanë sot për Alsat-M, burime nga ministria e drejtësisë, derisa përmendin edhe faktin se burgjet në Shkup si ai i Shutkës dhe Idrizovës janë të mbingarkuar. Por sipas burimeve të Alsat M shkaku kryesor i transferimit nuk ka qenë mbingarkesa e burgut hetues të Shutkës pasiqë atje ka edhe vend edhe qeli të zbrazëta por SIGURIA , autoritetet e burgut nuk kanë mundur të garantojnë siguri për vrasësin Trifunovski. Nga frika e hakmarrjes të ndonjë të paraburgosuri shqiptarë Trifunovskin e kanë transferuar në burgun e Prilepit, ku si fakt duhet përmendur nuk ka asnjë të punësuar shqiptare, dhe numri i të paraburgosurve është rreth 15. Pavarësisht në Shutkë apo Prilep Joakim Trifunovski do të pret fillimin e procesit gjyqësor. Atij i kërcënohet rreziku i dënimit të burgut të përjetshëm për vrasje me paramendim të dy të rinjve shqiptarë, më 28 shkurt të këtij viti. Alsat M dje gjithashtu publikoi edhe një dokument i cili konfirmon se vrasësi Trifunovski është mirë i njohur si për organet e rendit ashtu edhe ata të gjyqësisë, për prishje të rendit publik dhe kërcënimeve me armë që ka bërë në të kaluarën . Me këtë dokument bien poshtë tezat e Ministrisë së Brendshme se ndaj Trifunovskit nuk është ngritur asnjëherë procedurë disiplinore. Dokumenti që zbardhi Alsat-M, qartë flet se si ndaj Trifunovskit në dhjetor të 2008 është ngritur kallëzim penal, për rrezikim me armë zjarri. Bedri Rexhallari | |
|
Jasemina Motrat islame
Numri i postimeve : 523 Data e regjistrimit : 19/02/2011 Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK
| Titulli: Re: Pse transferohet vrasësi Trifunovski nga Shutka në Prilep? Mon 5 Mar 2012 - 12:13 | |
| Kot e ka ....nuk mund te ik aq lehte nga dora e shqiptarit bile bile ma mire e ka te galbet ne burg me vite pra burg te perjetshem, se sa te del jashta se aty dihet se kush e pret dhe ca e pret ....'' IDIOT''... Ky paska mbet te vret shqiptar...Burggggggggg burg dhe ate te perjetshme se ka ba vrasje me planifikim dhe me gjakftoftesiiii ,e jo ne mbrojte sic thon ato buk shkeltat e qeveris | |
|