Sipas policisë së Connticut në Nju Jork vrasësi quhet Adam Lanza 24 vjeçar. Nëna e tij e cila ishte mësuese në këtë shkollë të arsimit fillorë ka qenë ndër viktimat e para të djalit të saj, ndërsa vrasësi pa pikë shpirti ka shtënë ndaj 20 fëmijëve te tjerë të moshës 5-10 vjeçare dhe ndaj 6 personave tjerë të rritur.
Duket se ka qenë një sherr i familjes ose hakmarrje mes vete që ka bërë të vuajnë edhe fëmijët.
Babai i vrasësit është gjetur i vrarë në Nju Xhersi, ndërsa edhe vetë vrasësi konsiderohet se ka vrarë veten ose është vrarë nga policia, pasi në trup ka pasur dy plumba.
I gjallë është kapur vetëm vëllai i tij Ryan Lanza, i cili duhet të tregojë më shumë për arsyet që e kanë çuar vëllain e tij të vrasë fëmijët.
Pasi ishte djali i një prej mësueseve Adam ka arritur të kalojë lehtë sigurimin e shkollës dhe të futet për të kryer masakrën ndaj këtyre fëmijëve të pafajshëm./zhurnal/kohaislame