Plani i Qeverisë turke për të ndihmuar unitetin e komunitetit fetar islam në Serbi, që është i ndarë përmes disa bashkësive fetare po shkon drejt dështimit.
Kjo është paralajmëruar sot nga mediat boshnjake të cilat shkruajnë se faji për këtë është i Qeverisë serbe dhe presidentit serb Boris Tadiq, të cilët po bllokojnë nismën e shefit të diplomacisë turke, Ahmet Davutogllu, i cili qëndroi në Beograd në misionin e tij për unitetin.
Beogradi zyrtar ka problematizuar çështjen e selisë së Bashkësisë Fetare në Serbi dhe lidhjet e këtij komuniteti me Sarajevën. Ndërsa, problemi më i madh është myftiu i mirënjohur i Sanxhakut, Muamer Zukorliç. Për këtë të fundit Beogradi ka kërkuar nga Turqia që ti bëjë presionet që ai të largohet nga Sanxhaku dhe të dërgohet në Turqi, për shkak se konsiderohet si një nga personalitetet karizmatike dhe problematike me kërkesat e tij politike për autonominë e Sanxhakut në kuadër të Serbisë.
Zukorliç, sipas mediave boshnjake, shikohet si një problem nacional për Serbinë dhe qarqet e atjeshme dëshirojnë eliminimin e tij.
(INA)
Wed 23 Nov 2011 - 13:18 nga Jasemina