Bujamin Pena e Artë
Numri i postimeve : 423 Data e regjistrimit : 26/08/2010 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni
| | Pranë injorantëve hesht si një libër! | |
- Personi me moral të mirë është ai që duron thashethemet e njerëzve, ai që sillet si i verbër dhe i shurdhër ndaj të keqes së njerëzve." Robërit e të Gjithmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: 'Paqe qoftë!' " (el-Furkan, 63) - Besimtarët nuk u japin shumë rëndësi fjalëve të injorantëve, prandaj nuk hyjnë fare në debate me ta. E dinë se debati mund t’u zgjojë të keqen dhe inatin atyre e kështu situata mund të përkeqësohet edhe më. Në lidhje me këtë temë Hazreti Aliu na këshillon: - Mos mendo t’i kthesh xhevap një fjale të thënë me injorancë e pavetëdije!... - Sepse personi që e ka thënë atë fjalë a shprehje ka edhe shumë fjalë a shprehje të ngjashme me të. - Menjëherë, pas xhevapit tënd, do të të thotë një tjetër. - Mos bëj kurrë shaka me injorantët!.. - Prej se ata kanë gjuhën me zehër, e ta helmojnë zemrën. Hazreti Mevlana shprehet: - Pranë injorantëve hesht si një libër! - Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka informuar për moralin e bukur të njërit prej krijesave të Allahut, duke u thënë një ditë sahabëve:-A nuk mundet njëri prej jush të jetë si Ebu Damdam?
Sahabët të çuditur, pyetën: - Kush është Ebu Damdam o i Dërguari i Allahut?
Pejgamberi iu përgjigj: -Njëri prej pjesëtarëve të umeteve që kanë ardhur para jush. Ai thoshte:“ Unë ia bëj hallall çdo njeriu që më ka ofenduar dhe që më ka përgojuar.” (Ebu Davud, 36/4887) Dashuria e pafundme për Allahun e Lartmadhëruar sjell tek njeriu mëshirë, dhembshuri, falje dhe tolerancë.[ Bujamin Salija ] | |
|