Bujamin Pena e Artë
Numri i postimeve : 423 Data e regjistrimit : 26/08/2010 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni
| | Pasuria dhe Dituria | |
- Dallimi mes diturisë dhe pasurisë është se dituria forcohet sa më shumë që të punohet me të, dhe shtohet sa më tepër që të shpërndahet.
- Nëse paraja të mundëson të jetosh një jetë komode, atëherë dituria bën të mundur t’i fitosh të dyja jetët i lumtur dhe të mos harrohesh. Siç thotë edhe fjala e urtë:" Arin e çmojnë ata që e njohin." Përpiqu të punosh në mënyrë të sinqertë me atë çfarë ke mësuar prej kësaj feje të madhe, sepse dituria është pemë, ndërsa vepra fryti i saj.
Disa të urtë thonin: Dituria është shërbëtori i veprës, ndërsa vepra është qëllimi i diturisë, sepse po mos të ishte puna nuk do të kërkohej dituria, e po të mos ishte dituria s’do të kërkohej prej nesh puna e veprimi.
Ai që mbledh dituri është si ai që mbledh pasuri. E mira e saj shijohet vetëm kur shfrytëzohet dhe shpenzohet.Shkruar nga:Bujamin Salija | |
|
Sun 25 Dec 2011 - 20:25 nga Jasemina