Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Norvegji:Policet dhe Gjygjtaret do të mundin të bartin shami | |
Qeveria norvegjeze ka caktuar një bord të veçantë që duhet të bëjë rekomandime me të cilat policëve dhe gjykatësve në Norvegji do t’ju lejohet bartja e veshjes dhe gjërave tjera personale me tone fetare, përfshirë edhe shaminë
"Duke pasur parasysh detyrën e krijimit të një politike të re në çështjet fetare bordi beson se simboleve fetare, si shamia dhe kryqi krishterë, duhet t’ju bëhet vendi në jetën publike", thuhet në gazetën krishtere Christian Vårt Land. "Duhet të jemi në gjendje ta tolerojmë besimin e njerëzve të tjerë, pavarësisht se takojmë një imam në korridor të spitalit apo një police me shami në kokë", tha një anëtar i bordit për gazetën. Një tjetër anëtar i bordit e konfirmon këtë qëndrim."Bazuar në bisedat me anëtarët e bordit, unë jam i bindur se do të jetë e mundur të kombinohen mbulesa fetare me rrobat e gjykatëseve dhe uniformat e policisë." Kryesuesi i bordit, Sturla Stålsett, shpjegon se Norvegjia nuk dëshiron të ndjek të njëjtën rrugë si Franca, e cila në vitin 2004 ka ndaluar bartjen e shamisë në shkolla. "Ne në asnjë mënyrë nuk duam ta fshehim ose ta zvogëlojmë praninë e simboleve fetare. Ne duam të sigurojmë që diversiteti të jetë i fortë", tha ai. Tre vjet më parë, çështja e shamisë në polici shkaktoi një debat të fortë i cili çoi deri në atë shkallë që ministri i atëhershëm i drejtësisë Knut Storberget (Partia e punës) të tërheq propozimin i cili do t’ju lejonte femrave muslimane në polici të bartin shaminë. Bordi për politikën fetare, i themeluar nga ana e ministrit të kulturës Anniken Huitfeldt (Partia e punës), mbajti takimin e tij të parë në gusht të vitit 2010. Ai është themeluar me qëllim që t’i shqyrtojë politikat aktuale të Norvegjisë ndaj besimit dhe religjionit, dhe të zhvilloj propozime të reja që do t’i ofrojë vendit një qasje më koherente. | |
|