I Ulurr në skajin e dhomës, i vetëm po vështroja një pamje përplot trazira që zhvillohen nga njerëzit brenda saj. Në këtë
pamje figurojnë shumë padrejtësi, shumë mizori! Çʹpamje rrëqethëse!
A thua cilët janë ata që i bëjnë padrejtësitë? Është dynjaja bashkë me adhuruesit e saj. Kush janë mizorët e ç’janë mizoritë? Është dynjaja dhe ata që luftojnë per të!
Zot na ruaj nga ky dënim, sepse vërtet s’ka dënim më të dhembshëm për një njeri, se sa ta harrojë Krijuesin dhe të vrapojë pas së kotës. E le anash të përhershmen, dhe vrapon pas të përkohshmes. O njeri me vendosshmëri të thyer! Çʹtë bëri ta harrosh Allahun dhe qëllimin e jetës?! Çʹtë bëri ta harrosh vdekjen bashkë me agonitë dhe dhembjet e saj?! Çʹtë bëri që ta harrosh Ditën e Ringjalljes, llahtarinë e saj?! O njeri me vendosëshmëri të thyer! A ke menduar ndonjëherë për përfundimin tënd? A e mendon gjendjen tënde, se ti do të thirresh në listën e banorëve të zjarrit? A e mendon rënien tënde nga ura e siratit, sepse, nuk ke bërë punë të mira.
Dhe fuqia yte do të lërë, e s’do të vazhdosh tutje! Mendo dënimin e All-llahut, që po të pret, me plot kuptimin e fjalës se je meritor i tij. O Allllahu ynë! Na ndrysho mendjën të logjikojmë, na ndriço sytë e zemrës, që të shohim, se sytë e ballit na janë mjegulluar e verbuar duke parë vetëm të pavërtetën dhe gënjeshtrat e saj. Çfarë jete është kjo e cila të humbë mendjen e të merr pas vete.
O ti pasues i epshit tënd, freno veten pa të ardhur shkatërrimi, e dikush të të frenojë me zinxhirë të zjarrtë.
Ndalo veten nga mëkatet oj krijesë e All-llahut,se dënimi më i lehte në Xhehennem është kur nën këmbët e tua të vendosen gaca të zjarrit e nga nxehtësia e tyre të vlojnë trutë.(Fuqia dhe pushteti i takon vetem Allahut.)
Lëreni të përkohshmen, mendoni të përhershmen! Mendoni atë që e ka premtuar All-llahu i Madhëruar në Kurʹan dhe bëhuni të durueshëm, që të fitoni atë të amshueshmen. Kujdes, ngase kjo botë është sikur helmi, ai që nuk e njeh e merr dhe mundohet t’i afrohet sa më shumë, e padyshim që kur t’i afrohet afër do të helmohet dhe do të vdesë. Vrapo në pendim para se të vijë shpirti në fyt e të përfundojë jeta e shpresa jote, sepse, Allllahu e shtrin dorën e Tij natën që të pendohet mëkatari i ditës dhe e shtrin dorën e Tij ditën, që të pendohet mëkatari i natës. Kapu pas litarit më të fortë, Kur’anit, të shpëtosh në të dy botët, jeto me urdhërat e Allllahut që të shpëtosh, po jetove duke anashkaluar fjalët e Allllahut, mjerë për ty! Mjerë për ty,dhe prap mjerë për ty.
Të gjithë ne jemi gabimtarë, të gjithë ne jemi mëkatarë. Nganjëherë kthehemi kah Allllahu dhe nganjëherë ia kthejmë shpinën, nganjëherë jemi më afër All-llahut e nganjëherë jemi të pakujdesshëm, emë i miri nga këta gabimtarë është ai që pendohet. Andaj pendohu e mos u bën ushtar i shejtanit, se ai shejtan siç e shkatërroi vetën nga kryelartësia, do të shkatërrojë edhe ty, se për profesion këtë e ka zgjedhur, degjenerimin e besimtarit. Kij kujdes nga kjo botë mashtruese, intriguese e fantazmë, e cila është zbukuruar me dredhitë e saj, dhe magjeps me dinakërinë e saj, mashtron me shpresat dhe është e dëshiruar nga miopët. Hapni sytë dhe mendoni thellë, kthjellohuni sa më pare dhe përfundimisht dijeni se kjo jetë është e shkurtër. S’ka mburrje e lumturi më të madhe se të jesh besimtar, mu për këtë ju thërras; Ejani t’i bashkohemi praktikisht gjeneratës më të mirë te ummetit (selefëve të ndritshëm) dhe ta sistemojmë jetën sipas ligjeve të Allllahut te Lartësuar, të mos e humbasim kohën, siç bëjnë të humburit që bredhin pas kalimtares.
Sun 1 Apr 2012 - 22:29 nga Shemsi