Deri pasdite ka mbërritur në 13 numri i personave që janë liruar pas skadimit të afatit 48 orësh të paraburgimit.Deri pasdite ka mbërritur në 13 numri i personave që janë liruar pas skadimit të afatit 48 orësh të paraburgimit.
Avokati mbrojtës Naser Raufi deklaroi për INA se tashmë kanë mbetur në paraburgim vetëm 3 të akuzuarit e drejtpërdrejt për vrasjen e pesëfishtë si dhe 4 persona të tjerë që dyshohen për vepra bashkëveprim, ndihmë dhe posedim armësh pa leje.
Në mëngjes u liruan 3 veta pas skadimit të paraburgimit 48 orësh dhe 60 vjeçarja Feride Bilalli që dje u lirua, për shkak të problemeve shëndetësore.
Paraburgimi 30 ditor është shqiptuar për 3 të dyshuar që konsiderohen nga policia si vrasës të drejtpërdrejt, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdiu, të cilët janë dërguar në burgun e Manastirit. Masa e paraburgimit është shqiptuar edhe për Afrim Ismailoviq dhe Halil Demiri, që janë në arrati.
12:14 - Katër nga 20 të arrestuarit në operacionin "Monstër" janë lënë të lirë pas skadimit të paraburgimit 48 orësh. Familjarët e të arrestuarëve i thanë agjencisë së lajmeve INA se në mesin e të liruarëve janë 20 vjeçarja Sureja Hasipi nga Hasanbegu, Kimete dhe Qazmedin Demiri nga Haraçina si dhe Besim Hajdari, 24 vjeçari me profesion floktarë nga Shkupi.
Katërshja është liruar dhe se nuk do të pjesë e hetimeve për ti ngarkuar me vepra penale bashkëveprim, ndihmë dhe bashkërendim në kryerjen e veprave kriminale si dhe për gjetje armësh dhe materiale tjera të dyshimta, që janë pjesë e hetimeve.
Dje u la e lirë edhe 60 vjeçarja Feride Bilalli nga Hotla e Likovës, për shkaqe shëndetësore dhe se ndaj saj vijon procesi 48 orësh i arrestit shtëpiak dhe i është konfiskuar pasaporta. (INA)