Kosovari në Siri rrëfen për luftën dhe mbijetesën
Ferid Bajraktari nga Mitrovica, është Kosovari që është duke përjetuar ankthet dhe luftën në Siri.Ai në një intervistë me telefon për Klan Kosovën, ka rrëfyer për luftën e Sirisë dhe mbijetesën e Kosovarëve atje.
“Këtu në Siri ka shqiptarë, janë tri mëhalla shqiptare. Ka në shumë qytete. Nuk janë shumë njerëz. Aty ku ka disa shqiptarë, në një mëhallë, janë vra dy vet. Aty ka shumë luftë dhe jemi të rrezikuar”, ka theksuar Feridi.
Mitrovicasi që jeton në Siri, ka shprehur mllefin e tij edhe për mosinteresimin e shtetit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, për shqiptarët që janë në Siri. “Për neve kërkush s’ka bo, as Kosova e as Shqipëria. Duhet edhe dikush me u interesu për neve”, është shprehur Feridi.
Para disa ditëve Ministria e Punëve të jashtme ka deklaruar se në Siri nuk është asnjë Kosovarë./fish media/foto e improvizuar/.