1. Kjo është koha pas faljes së namazit, veçanërisht pas namazit farz, kurse është mirë leximi i duave pas leximit të Et-Tehijjatit, dhe para dhënies së selamit. Megjithatë nuk është sipas sunnetit që menjëherë, pas dhënies së selamit, të ngriten duart për të bërë dua. Kjo nuk ka qenë praktikë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s.
2. Gjithashtu, është mirë që duatë të lexohen në kohën ndërmjet ezanit dhe ikametit. Imam Nesaiu shënon transmetimin në të cilin thuhet se kush lexon dua në këtë kohë, gjithsesi se ka për t’iu pranuar. Pas këndimit të ezanit bëj dua aq sa mundesh dhe lute Allahun e Madhërishëm që të të përgjigjet dhe të ta dhurojë atë që dëshiron.
3. Leximi i sa më shumë duave në
, gjithashtu është e preferuar. Imam Buhariu në Sahihun e tij shënon transmetimin në të cilin i Dërguari, s.a.v.s., ka thënë: “Njeriu është më afër Krijuesit të tij gjersa gjendet në
, andaj dhe lutuni sa më shumë në atë moment”.[1] Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “Sepse në atë momentë, duatë me siguri do t’ju pranohen”.[2] Muslimani duhet lutur sa më shumë gjersa ai gjendet në
dhe atë pasi ta ketë shqiptuar fjalën: “Subhane rab-bije-l-ala”.
4. Ndër kohët e zgjedhura radhitet, gjithashtu, edhe pjesa e tretë e natës. Imam Buhariu në Sahihun e tij shënon transmetimin në të cilin thuhet se i Dërguari, s.a.v.s., ka thënë: Në pjesën e tretë të natës, Zoti ynë zbret në qiellin e tokës dhe thotë: A ka ndonjë që kërkon diç dhe Unë t’ia plotësojë? A ka ndonjë që kërkon falje, e Unë ta falë? A ka dikush që më lutet Mua, e Unë t’ia pranojë duatë e tij?”[3]
5. Gjithashtu, ndër kohët e zgjedhura konsiderohet edhe koha pas namazit të iqindisë në ditën e Xhuma. Gjëtë ditës së xhuma ekziston një kohë, që nëse besimtari e lut Allahun e Madhërishëm që t’ia plotësojë ndonjë të mirë, Ai do t’ia pranojë atë. Kjo është koha e momenteve të fundit të ditës pas iqindisë.
6. Ndërsa dita e Arafatit është e veçantë për lutje dhe dua.
________________
[1] Muslimi e shënon nën numrin (482), Ahmedi (9165), Ebu Davudi (875) dhe Nesaiu (1137).
[2] Muslimi e shënon nën numrin (479), Ahmedi (1903), Ebu Davudi (876) dhe Nesaiu (1045, 1120).
[3] Buhariu e shënon nën numrin (1145, 6321, 7494), Muslimi (758).
________________
Autor:
Aid El-Karni
Libri:
“Bedemi Allahove zastite”, Bookline, 2008., fq. 357-358.
Përktheu:
Mehas Alija
Maj, 2009
BIR
www.breziiri.com
________________
[1] Muslimi e shënon nën numrin (482), Ahmedi (9165), Ebu Davudi (875) dhe Nesaiu (1137).
[2] Muslimi e shënon nën numrin (479), Ahmedi (1903), Ebu Davudi (876) dhe Nesaiu (1045, 1120).
[3] Buhariu e shënon nën numrin (1145, 6321, 7494), Muslimi (758).
________________
Autor:
Aid El-Karni
Libri:
“Bedemi Allahove zastite”, Bookline, 2008., fq. 357-358.
Përktheu:
Mehas Alija
(Breziiri)