Kryetari i Siris frikësohet nga vrasja e mundshme që mund ta bëj ndonjëri nga truprojat e tij personal
Burime të diplomacisë perendimore dhënë ``Arabijes``bëjnë të qartë se kryetari i Siris Beshar Asadi, kohët e fundit ka bërë ndërrimin e truprojave të tij personal disa herë, nga frika se mund ta vret ndonjëri prej tyre edhe pse në përgjithësi ata janë nga grupi i tij Alevi.
Burimet gjithashtu theksojn se Asadi ka filluar të mbështetet me njerëz nga agjentët Iranian, si dhe mbrojtjen e qeveritarëve të lartë të tij nga frika e vrasjes së ndonjërit prej tyre, që mund ta ndryshoj rrjedhen e e politikës së tij. Mesazhi/Sh.Hulaj