Grupi për të drejtat e njeriut, Amensty International e ka akuzuar NATO-n se ka dështuar në hetimin e vrasjes së civilëve gjatë fushatës ajrore të aleancës, vitin e kaluar në Libi.
Në një deklaratë të sotme, Amensty International, poashtu, e ka akuzuar NATO-n se nuk ka paguar kompenzim për familjet e civilëve të vrarë në fushatën ajrore.
Ky grup i ka dokumentuar rastet e 55 civilëve, përfshirë edhe 16 fëmijë dhe 14 femra, që janë vrarë nga sulmet ajrore të NATO-s në Tripoli, Zliten, Majer, Sirte dhe Brega.
Njëherësh, Amnesty International ka theksuar se NATO-ja ka bërë “përpjekjet të rëndësishme” për evitimin e viktimave civile.